Një këngëtare shqiptare është infektuar me koronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Diona Fona përmes një video të postuar në rrjetin e saj social.
Ajo ka përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm, duke thënë se virusi nuk është një shaka dhe njerëzit duhet ta marrin shumë seriozisht.
"Më ka rënë Covidi por shyqyr zotit po e kaloj lehtë. Jam mirë dhe jam izoluar. Nuk është hajgare. Shpresoj që ata që nuk e kanë po e marrin seriozisht, edhe për familjet e tyre. Kushdo që është duke e kaluar më vështirë shpresoj ta kaloni",- ka thënë Fona.