Infektohet nga koronavirusi Princi i Belgjikës, mori pjesë në një festë në Spanjë

Publikuar tek: bota, më 09:06 31-05-2020 Infektohet nga koronavirusi Princi i Belgjikës, mori pjesë në një festë në Spanjë Princi Joachim

Princi i Belgjikës, Joachim, është infektuar nga koronavirusi pasi ka marrë pjesë në një festë në Spanjë.

Ai u nis nga Belgjika drejt spanjës në 26 maj për takime profesionale, ndërsa dy ditë më vonë ka marrë pjesë në një festë në Cordoba.

Edhe pse zyrtarët thonë se ai shkoi për takime profesionale, mediat e huaja bëjnë të ditur se ai është në lidhje me një vajzë nga Spanja, lidhja me të cilën mbahet e fshehtë.

Policia spanjolle ka hetuar për personat që ishin të përfshirë në festë, dhe sipas autoriteteve secili prej tyre do të paguajë gjobën 10 mijë euro për thyerjen e rregullave të vendosura nga qeveria.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095970630645752
array(1) { ["section"]=> string(87) "infektohet-nga-koronavirusi-princi-i-belgjikes-mori-pjese-ne-nje-feste-ne-spanje-208474" }