Infermieret në Klinikën Infektive në Maqedoni paralajmërojnë dorëheqje masive

Publikuar tek: rajon, më 16:19 30-09-2020 Infermieret në Klinikën Infektive në Maqedoni paralajmërojnë dorëheqje masive

Infermieret në Klinikën infektive në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë dorëheqje masive nga puna.

Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre.

Infermieret ankohen se janë të ngarkuara me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë. Nga Shoqata e motrave Medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre.

Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate.  

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre", deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

Ministri Filipçe beson se stresi dhe lodhja e shtuar janë arsyeja e mosmarrëveshjes në këtë spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011607885360718
array(1) { ["section"]=> string(84) "infermieret-ne-kliniken-infektive-ne-maqedoni-paralajmerojne-doreheqje-masive-222232" }