Infermieri që denoncoi kushtet skandaloze: Nuk kam vrarë që të kem frikë, po më bëjnë presione

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 13-02-2017 Infermieri që denoncoi kushtet skandaloze: Nuk kam vrarë që të kem frikë, po më bëjnë presione

Infermieri që grisi bluzën e bardhë në shenjë revolte tek Poliklinika e Tiranës ishte i ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” në “News24”. Frrok Bardhi ka thënë se veprimin e kreu në shenje proteste dhe revolte ndaj kushteve të këqija ku punon.

Frrok Bardhi tha se ka punuar si infermier për 30 vite, ndërsa askush nuk mund të tallet me bluzat e bardha. Më tej ai u shpreh se do të lërë punën nëse nuk ndryshojnë kushtet, pasi sipas tij në vendin ku ai qëndron nuk është poliklinikë por banjo.

Gjithashtu infermieri i poliklinikës Frrok Bardhi tha se ka marrë edhe kërcënime, por nuk do të largohet nga Shqipëria. Infermieri tha se pas ligjit të ri atë e caktuan tek poliklinika numër 9, por kur shkoi atje dikush i ka thënë se ajo kishte qenë banjo më përpara. Bardhi tha se nuk ka asgjë me Ilir Beqajn, por nuk mund të punojë në një gjysmë banjo.

"Nuk kam asgjë me Ilir Beqaj, pasi i kam qenë edhe në shtëpi kur kishte tezen sëmurë. Grisa bluzën në shenjë proteste. Kjo është bluza e cila ushqen fëmijët e mi dhe që i shërben fëmijëve të mi. Shkova si çdo ditë në Urgjencën e Tiranës dhe më caktuan në poliklinikën 9, pasi personeli është shpërndarë në 3 pika sipas rregullores së re. Por kur shkova atje një zonjë më tha se këtu ka qenë banjo më parë, nuk ja përmend emrin edhe nëse varem ne litar. Duhet të ketë një standard të ambulancave. Kur kam parë banjën aty nuk kam dashur të di çfarë bëhet më. Kam disa kolege ata durojnë aty, kurse unë jo. Unë nuk shkoj të punoj në një gjysmë banjo. Edhe të më bie plumbi ballit nuk shkoj. Nëse me vendosin në atë gjysmë banjo unë nuk shkoj, le të më pushojnë nga puna. Problemi është se janë marrë ambiente që janë të pafavorshme, pasi aty mund te qëndrojnë vetëm kafshët. Unë se marr vesh pse kanë frikë kolegët. Kam vrarë njeri, kam prerë njeri? Unë nuk di që kam vrarë njeri. Kam ndjerë presion, qoftë me njerëz me syze para-mbrapa.”- tha infermieri Frrok Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Gjykata Administrative dhe IKMT-ja gjobisin qytetarin pa gjeneralite
Denoncimi: Firma e ndërtimit në Fier mashtron blerësit dhe ish pronarët e tokës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012119054794312
array(1) { ["section"]=> string(98) "infermieri-qe-denoncoi-kushtet-skandaloze-nuk-kam-vrare-qe-te-kem-frike-po-me-bejne-presione-68615" }