INFORMACIONE KONFIDENCIALE/ I gjithë shteti në "këmbë", a po digjen paratë e Bankës së Shqipërisë në malin e Dajtit?

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 01-08-2017 INFORMACIONE KONFIDENCIALE/ I gjithë shteti në

Vatra e zjarrit në malin e Dajtit, fillimisht u duk si një ngjarje e rëndomtë që po ndodh në Shqipëri në këto dy muaj, ku hektarë të tërë janë shkrumbuar nga flakët.

Por disa të dhëna dhe lëvizje të çuditshme, provuan të kundërtën, se ajo çka po ndodhte në malin e  Dajit, mund të ishte dicka shumë më e madhe. Fillimisht burimet zyrtare, të shërbimit zjarrfikës, raportuan për një objekt të rëndësisë së veçantë, që rrezikohej nga flakët dhe se për këtë arsye zjarrfiëksit po ndihmoheshin dhe nga trupat e gardës në fikjen e flakëve. Të pyetur nga newsbomb.al, se për çfarë objekti bëhej fjalë, insitucionet zyrtare nuk dhanë informacion. Por në burime konfidenciale, redaksia e newsbomb.al, ka mësuar se zjarri mund të ketë rrezikuar dy objekte të rëndësisë së veçantë që ndodhen në atë territor, siç janë arka e thesarit, dhe një nga godinat e arkivit qëndror të shtetit, por pa konfirmuar ende asgjë. Burime nga policia dhe nga shërbimi zjarrfikës nuk specifikojnë nëse zjarri ka shëprthyer poshtë teleferikut të Dajtit, apo sipër tij.

Por fakt është se kjo vatër zjarri në Dajt, ngriti në këmbë gjithë shtetit shqiptar dhe për të këtë gjë mjafton të përmendim këto fakte:

  1. Forcat zjarrfikëse u ndihmuan nga garda kombëtare, që e cila rrallë herë ka ndodhur më herët, për mos të thënë asnjëherë.
  2. Në operacionin për shuarjen e flakëve, fotot e siguruara nga newsbomb.al, duken figura të larta të policisë dhe Ministrisë së Brendëshme.
  3. Për të shuar flakët u thirrën helikopterët, “Viva”, që ishin në vatrën e zjarrit në Llogara.
  4. Shpejtësia në shuarjën e vatrës së zjarrit, (Pa dashur të ulim punën e forcave zjarrfikëse, por nuk ndodh shpesh që vatrat e zjarreve në Shqipëri të shuhen brenda një ore.)

Të gjitha këto fakte të çojnë drejt një hipoteze, se nga flakët në malin e Dajtit sot, rrezikohej diçka vërtet më rëndësi të madhe për vendin. 

20623540_10210563746951929_775396041_o.jpg

20615300_10210563746991930_1896819305_o_copy_copy.jpg

 20597620_10210563747311938_339907813_o.jpg

20628919_10210563747351939_475801565_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023916959762573
array(1) { ["section"]=> string(117) "informacione-konfidenciale-i-gjithe-shteti-ne-kembe-a-po-digjen-parate-e-bankes-se-shqiperise-ne-malin-e-dajtit-88015" }