Informacioni për drogën fundos 46-vjeçarin shqiptar dhe gruan e tij, policia greke po i vëzhgonte

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 25-11-2020 Informacioni për drogën fundos 46-vjeçarin shqiptar dhe gruan e tij, policia greke po i vëzhgonte

Policia greke ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 2 kg drogë. Në pranga ka rënë edhe partnerja e tij rumune.

Sipas informacioneve nga mediat greke, policia kishte marrë një informacion se një çift i huaj do të sillnin në Kretë një sasi të madhe droge.

Fillimisht mbërriti në orët e mëngjesit me traget partnerja rumune, në portin e Heraklion. Më pas mbërrin edhe 46-vjeçari shqiptar, i cili kishte ngarkuar në makinë e tij 2 kilogramë drogë.

Ndërkohë që policia po mbante në mbikëqyrje çiftin e ndoqi shqiptarin teksa po shkonte në banesën ku jetonte me partneren e tij rumune.

Më pas policia del nga vendi ku ishte fshehur dhe kap në flagrancë 46-vjeçarin nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 4 telefona dhe peshore elektronike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet vreshtaria në Berat, zjarrfikësit në luftë me flakët
‘Dora e Zotit shkoi te Zoti’, Rama i trishtuar pas vdekjes së legjendës Maradona: Ishte Moxarti i futbollit »
Article Logic
Execution time: 0.011035919189453
array(1) { ["section"]=> string(103) "informacioni-per-drogen-fundos-46-vjecarin-shqiptar-dhe-gruan-e-tij-policia-greke-po-i-vezhgonte-229104" }