Informaliteti/ Drejtoresha e Doganave vlerëson “Crown Agent”, apel konsumatrëve: Denonconi punonjësit abuzivë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 01-09-2015 Informaliteti/ Drejtoresha e Doganave vlerëson “Crown Agent”, apel konsumatrëve: Denonconi punonjësit abuzivë Drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani

Drejtoresha e re e Doganave, Pranvera Fagu ka folur me zyrtarë të tjerë të qeverisë përpara mediave, në kuadër të nisjes së luftës kundër informalitetit. Fagu ndër të tjera vlerësoi bashkëpunimin me kompaninë “Crown Agent”, aq shumë të përfolur për korrupsion. Ndërkaq, drejtoresha e Doganave u bëri apel konsumatorëve të denoncojnë çdo abuzim të punonjësve të doganave.

“Jemi në krah të ligjit dhe bizneseve të ndershme. Administrata doganore ëhstë aty për t’i shërbyer dhe jo për ti dënuar.  Ne nuk po luftojmë me bizneset por me informalitetin. Presim nga konsumatorët të denoncojnë çdo shkelje, çdo abuzim me punonjësit doganor.

Ky mesazh le të shërbejë në rradhë të parë për administratën sepse përfituesit më të mëdhenj jemi ne të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha drejtoresha e Doganave Fagu, ndërsa menjëherë pas saj e ka marrë fjalën ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili ndër të tjera bëri edhe një bilanc të detyrimeve të prapambetura të bizneseve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tonin Tërshana 20 vite pa shtëpi, Veliaj i jep banesë sociale “live”. Ja çfarë i tha artisti i madh
5 femrat më të pushtetshme në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011193990707397
array(1) { ["section"]=> string(110) "informaliteti-drejtoresha-e-doganave-vlereson-crown-agent-apel-konsumatreve-denonconi-punonjesit-abuzive-19667" }