'Informator i Sigurimit të Shtetit', kandidati për KLP i kthen përgjigje PD: Ja e vërteta

Publikuar tek: politike, më 20:35 23-01-2018 'Informator i Sigurimit të Shtetit', kandidati për KLP i kthen përgjigje PD: Ja e vërteta

Kozma Jano, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë informator i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”.

Jano mohon akuzat dhe thotë se s’ka qenë kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit as si individ apo në lidhje me profesionin e tij. Ai kërkontë provohen akuzat ose t’i kërkohet falje për shpifje.

Reagimi i plotë:

Tèrèsisht i habitur nga akuzat nè drejtim tè emrit tim, tè artikuluara sot nga forca politike mè e madhe nè opozitè, ndjej detyrimin e sqarimit tè së vërtetës.

Si profesionist i sistemit të drejtësisë, në asnjë rast nuk do të doja të isha pjesë e debatit politik, apo më keq akoma të jem vetë protagonist I tyre.

Por, detyrimin për sqarim, ndjej t’ja drejtoj oponionit publik, në respekt të integritetit dhe devotshërisë sime në profesion, duke shprehur vetëm keqardhje për incimin e fushatës së përbaltjes pa asnjë fakt dhe provë ndaj meje.

Këto shpifje u artikuluan në momentin që shorti i nënkomisioni parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për KLP, që do ti propozoheshin parlamentit për aprovim.

Është në dorën e nënkomisionit si organ legjitim për të bërë përzgjedhjen

Sa i takon akuzave dhe shpifjeve, dua të sqaroj se vetëm nuk jam përfshirë në asnjë marrdhënie me sigurimin e shtetit, por as si individ dhe as në ushtrim të profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnje lloj forme, si gjatë diktatures edhe gjatë demokracisë.

Une kurre nuk kam patur teserë të ndonjë partie, as në kohën e diktaturës dhe as sot.

Sfidoj cdo kënd që ka artikuluar këto shpifje të ulëta, ti provojë ato.

Letra e bakallit me sfond te zi dhe “stilolaps blu’’ që u publikua sot,  është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përbaltjes së emrit tim.

Kandidimi im për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen natyrshëm pas një karriere të gjatë profesionale si avokat, si dhe Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lushnjë, që prej vitit 1994.

Në asnjë rast, si drejtues i Dhomës së Avokatisë Lushnjë për një periudhë afro 24 vjeçare, emri im nuk është përfolur për asnjë shmangie ndaj atij për të cilin punoj dhe besoj: ligjit dhe vetëm ligjit. Karriera ime e gjatë si drejtues ka dëshmtuar për aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup, dhe zgjidhjen me efiçence të problemeve, cilësi këto që do të manifestohen nga ana ime, edhe  në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në cdo rast mbetem i hapur dhe në pritje, të cdo kujt që ka artikuluar akuzat në drejtim të emrit tim, të mi provojë ato.

Në të kundërt, të ketë burrërinë politike të përgënjeshtrimit dhe faljes publike.

Deri sa ta gjejnë guximin e faljes, si profesionist në fushën e zbatimit të ligjit, kam vetëm një këshillë. JO gjithmonë mjeti, justifikon qëllimin. Kjo vlen edhe kur gjithcka bëhet për konsum politik

Kozma Jano

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011659860610962
array(1) { ["section"]=> string(92) "informator-i-sigurimit-te-shtetit-kandidati-per-klp-i-kthen-pergjigje-pd-ja-e-verteta-107669" }