Inis Gjoni, në pak ditë...më e dashura në “Instagram”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:39 06-06-2015 Inis Gjoni, në pak ditë...më e dashura në “Instagram”

Bukuroshja e njohur dikur në ekran e sot mbetur brenda profesionit të saj si regjisore, në vetëm pak ditë, është kthyer në personazhin më të dashur në “Instagram”. Ndonëse ka vetëm disa ditë që Inisi Gjoni ka hapur llogarinë e saj në instagram, janë me mijëra ata që e ndjekin dhe i komentojnë.

Në fillim Inisi nuk ishte dhe fort e dhënë pas këtij rrjeti social por siç duket tundimi është shumë i madh dhe në llogarinë e saj sa vijnë e shpeshtohen fotot.

Liket dhe komentet pozitive për Inisin janë pakursim nga ndjekësit dhe ajo çka vihet re është fakti që Inisi preferon mos t’i ngarkojë me efekte fotot e saj duke u shfaqur natyrale dhe me kaçurrelat karakteristike. Sigurisht nuk mungojnë edhe fotot provokuese. E ç’do të ishte Inisi pa ato?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029911994934082
array(1) { ["section"]=> string(54) "inis-gjoni-ne-pak-dite-me-e-dashura-ne-instagram-12850" }