“Injorantë”, “sharlatanë”, sharjet e Ramës për gazetarët citohen në raportin për lirinë e medias

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 25-04-2018 “Injorantë”, “sharlatanë”, sharjet e Ramës për gazetarët citohen në raportin për lirinë e medias Rama me gazetaret

Organizata “Gazetarët pa kufij” me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medias se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik.

Shqipëria renditet në vendin e 75, një vend më mirë se vitin e kaluar. Nje raporti përbashkët i “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN, të pyblikuar në muajin mars të këtij viti ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. standartet rregullative janë të manipuluara me në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristave të mëdhenj. kjo ka krijuar një situatë në të cilën autocensura është e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kane bësin në ardhërinë e tyre porfesionale.

Raporti veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlata

Kosova rradhitet në vendin e 78, për katër vende më mirë se një vit më parë. Por, sipas raportit, media në Kosovë, vuan nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike, trysnia financiare dhe pronësia e përqendruar. Gazetarët që kritikojnë autoritetet e Kosovës, shpesh akuzohen si “tradhtar” ose “simpatizues të serbëve”.

Sipas raportit, Norvegjia është sërish vendi me shkallën më të lartë të lirisë së medies, ndërsa Koreja e Veriut është e fundit. Evropa, zona me sigurinë më të madhe të medies, ka shënuar përkeqësimin më të madh këtë vit. Katër nga pesë rëniet më të mëdha në treguesin e lirisë së medies, janë regjistruar në vende evropiane: Maltë, Çeki, Serbi dhe Sllovaki. Klima në Serbi e cila ka rënë në vendin e 76-të, nga ai i 66-të që e kishte vitin e kaluar, është bërë më e tensionuar që kur ish kryeministri Aleksandër Vuçiç u zgjodh president në vitin 2017. Ai përdori medien pro-qeveritare për të frikësuar gazetarët të cilët akuzohen për “tradhti” dhe si “spiunë të huaj”. Nën presidentin Vuçiç, Serbia është bërë vend ku është e pasigurt të jesh gazetar, thuhet mes tjerash në raport. Maqedonia është ngritur në vendin e 109, nga ai i 111-të që ishte një vit më parë, ndërsa Mali i Zi që një vit më parë ishte në vendin e 106- të, kësja radhe është ngritur në vendin e 103-të. Sipas raportit, 9 për qind e vendeve të botës vlerësohet të jenë në gjendje shumë të mirë, ndërsa 12 për qind në gjendjen më të rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022763013839722
array(1) { ["section"]=> string(97) "injorante-sharlatane-sharjet-e-rames-per-gazetaret-citohen-ne-raportin-per-lirine-e-medias-118251" }