‘Inshallah nuk na zë COVID se s'kemi lekë të shkojmë në Turqi’, Basha takim me të moshuarit: Edhe këtu fatura është e papërballueshme

Publikuar tek: politike, më 12:02 01-12-2020 ‘Inshallah nuk na zë COVID se s'kemi lekë të shkojmë në Turqi’, Basha takim me të moshuarit: Edhe këtu fatura është e papërballueshme

Kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim në banesën e çiftit të pensionistëve Martini për të diskutuar për problemet e moshës së tretë si edhe situatën e COVID.

Gjatë bashkëbisedimit i moshuari është shprehur me ironi se shpreson mos e zërë virusi se nuk ka lekë për të shkuar në Turqi.

Basha është shprehur se edhe në Shqipëri çmimet janë të larta dhe se një i sëmurë me Covid i ka të papërballushme faturat.

Pjesë nga biseda:

I moshuari: InshAllah mos ardhtë se s’kemi pare me shkuar në Turqi. Për Zotin s’kemi

Basha: Thonë që e mbylli dhe Turqia, plus që edhe këtu ka një faturë të papërballushme, sitatën në spitale e shikoni si është, është e ezauruar, mjekët janë të lodhur

I moshuari: Është me të vërtetë diçka shumë e rrezikshme, flet qeveria, por kur vjen fjala tek leku, leku vjen e lekë nuk shohim

E moshura: Nuk e përballojmë, vitamin a çfarë janë ata nuk i përballojmë, është e trishtë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paketa e ndihmës për qytetarët më e ulëta në Ballkan, Basha reagon pas raportit të FMN: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar Ramës, shqiptarët meritojnë më shumë
Komisioni i Sigurisë ‘shpërfill’ Metën, rrëzon dekretin e tij për ligjin për Policinë e Shtetit, policët mund të ‘mbikqyrin’ pa leje »
Article Logic
Execution time: 0.011551856994629
array(1) { ["section"]=> string(136) "inshallah-nuk-na-ze-covid-se-s-kemi-leke-te-shkojme-ne-turqi-basha-takim-me-te-moshuarit-edhe-ketu-fatura-eshte-e-paperballueshme-229759" }