Inspektimi i ndërtesave të prekura nga tërmeti, këshilltari shqiptar bashkiak i New Yorkut vjen në Shqipëri me një grup ekspertësh amerikanë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:46 02-12-2019 Inspektimi i ndërtesave të prekura nga tërmeti, këshilltari shqiptar bashkiak i New Yorkut vjen në Shqipëri me një grup ekspertësh amerikanë Mark Gjonaj dhe disa eksperte inxhiniere dhe arkitekte amerikane

Këshilltari i Bashkisë së New Yorkut i cili përfaqëson Distriktin 13, shqiptari Mark Gjonaj, ka bërë me dije se së bashku me një grup specialistësh inxhinierësh dhe arkitektësh strukturash të New Yorkut, do të vijë në Shqipëri për të inspektuar godinat e prekura nga tërmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Mark Gjonaj bëri me dije se një ekip specialistësh inxhinerësh dhe arkitektësh strukturash amerikanë, do të nisen për në Shqipëri me objektivin e inspektimit të mbi 200 ndërtesave, kryesisht shkollave dhe universiteteve.

Postimi i plotë:

Unë jam veçanërisht krenar për një ekip të inxhinierëve dhe arkitektëve strukturorë të Neë Yorkut, të cilët u bashkuan nismës për t'u përqëndruar në inspektimin dhe stabilitetin funksional dhe strukturor të të gjitha shkollave dhe universiteteve të prekura nga tërmeti, me një objektiv fillestar të 200 ndërtesave. Ju lutemi vazhdoni të luteni për Shqipërinë!

gjonaj.jpg

popopopopo.jpg

kaskat.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024848937988281
array(1) { ["section"]=> string(146) "inspektimi-i-ndertesave-te-prekura-nga-termeti-keshilltari-shqiptar-bashkiak-i-new-yorkut-vjen-ne-shqiperi-me-nje-grup-ekspertesh-amerikane-188166" }