Inspektimi në terren në Durrës, Shijak dhe Krujë, Rovena Voda: 21 objekte për tu shembur dhe 180 të pabanuara

Publikuar tek: aktualitet, më 18:57 02-12-2019 Inspektimi në terren në Durrës, Shijak dhe Krujë, Rovena Voda: 21 objekte për tu shembur dhe 180 të pabanuara Zevendes ministrja e Brendshme, Rovena Voda

Pas mbledhjes ë Shtabit të Emergjencës në qarkun e Durrësit, zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë me dije se nga inspektimi në terren në Durrës, Krujë dhe Shijak, kanë rezultuar deri më tani 180 shtëpi të pabanuara dhe 21 banesa për tu shembur.

Me anë të një deklarate për media, Voda tha se është vendosur në dispozicion edhe numrat e gjelbër për të denoncuar apo për të deklaruar shtëpi dhe godina të dëmtuara.

Në mbledhje Voda tha se do të përditësohet sërish informacioni nesër në orën 13:30.

'Ne kemi marrë masa urgjente. Deri tani, janë 469 objekte që janë inspektuar në Durrës, Krujë e Shijak. Janë 800 efektivë në gatishmëri për të përballuar situatën. Kanë ardhur shumë ndihame  janë depozituar.

Kemi vënë trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese. Tre numra janë vënë në dispozicion të qytetarëve. Në Durrës, janë 238 objekte të insopektuara, nga të cilat 150 janë shpallur të pabanueshme. Në Krujë janë inspektuar 46 objekte. Pesë objekte janë të pabanueshme', ka deklaruar Voda.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076749324798584
array(1) { ["section"]=> string(113) "inspektimi-ne-terren-ne-durres-shijak-dhe-kruje-rovena-voda-21-objekte-per-tu-shembur-dhe-180-te-pabanuara-188153" }