Inspektoriati mbërrin te plazhi i VIP-ave, Bici: Loja merr lejen, shkele lejen do tё marrё fund! Biznesmenët do humbasin!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 22-08-2017 Inspektoriati mbërrin te plazhi i VIP-ave, Bici: Loja merr lejen, shkele lejen do tё marrё fund! Biznesmenët do humbasin!

Inspektoriati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndёrrmarrё njё aksion nё Gjirin e Lalёzit për prishjen e njё numri objektesh tё ndёrtuara jashtё lejeve.

E pranishme nё kёtё operacion në zonën  e cila njihet si e VIP-ave,  ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici.

 Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit.

“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund“,u shpreh Bici.

Kryeinspektorja paralajmёroi biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga ç'mund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.

Bici u shpreh e prerë se “Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur”.

Më tej kryeinspektorja shtoi se bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E moshuara tregon çastin e përballjes me grabitësin: Do të vras po fole! (FOTO NGA SPITALI)
Skandal në një restorant te Syri i Kaltër, pushuesit paguajnë 100 mijë lekë faturë dhe përballen me presionin e pronarit »
Article Logic
Execution time: 0.021646976470947
array(1) { ["section"]=> string(120) "inspektoriati-mberrin-te-plazhi-i-vip-ave-bici-loja-merr-lejen-shkele-lejen-do-t-marr-fund-biznesmenet-do-humbasin-89811" }