Instagram vjen me një risi që do t’ju bëjë mos ta lëshoni nga dora celularin

Publikuar tek: bota, më 07:54 26-10-2017 Instagram vjen me një risi që do t’ju bëjë mos ta lëshoni nga dora celularin

Instagram sjell një opsion të ri për 800 milion përdoruesit e tij të cilët nuk i rezistojnë dot mundësisë për t’u bërë më socialë.

Instagram dha lajmin të martën se do të lejojë përdoruesit që përdorin opsionin “Live Video” të ftojnë njerëz të tjerë tek video e tyre.

Ky ndryshim erdhi si pasojë e një prove të bërë në muajin gusht me nje grup të vogël përdoruesish.

Ky opsion i ri i jep atyre që janë duke bërë një video live mundësinë të shtojnë këdo që po shikon videon, thjesht duke shtypur butonin “add” në cep të ekranit, shkruan techrunch, raporton newsbomb.al.

Kur një person shtohet në bisedë, ai bashkohet më ju në një dritare të ndarë poshtë videos tuaj.

Për momentin, mund të shtoni vetëm një person në videon tuaj live.

Ky opsion jo vetëm i jep mundësinë përdoruesve të kenë konfidencë për të biseduar me palën tjetër nga ekrani, por i shton dhe më shumë interaktivitetin këtij dialogu.

Me të ftuarin që vjen, secili nga përdoruesit krijon dialog dhe mënyra të reja interaktiviteti.

instagram-live_1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet GPS më i vjetër në botë, para 514 vjetësh ishte fundosur me anijen
Sulmohet me bombë rajoni i policisë, dëme të shumta materiale (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013880968093872
array(1) { ["section"]=> string(82) "instagram-vjen-me-nje-risi-qe-do-t-ju-beje-mos-ta-leshoni-nga-dora-celularin-97255" }