Instat: Importi dhe eksporti pësojnë rënie me 8.3% dhe 4,8 %

Publikuar tek: ekonomi, më 11:30 30-06-2015 Instat: Importi dhe eksporti pësojnë rënie me 8.3% dhe 4,8 %

Eksportet për muajin maj kanë shënuar  rënie duke  u ulur me 4.8% në krahasim me Majin 2014 dhe duke u rritur me 16,0 % në krahasim me Prill 2015. Ky është konstatimi i INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme të mallrave. Ndërsa Importet e mallrave në muajin Maj 2015, arritën vlerën 44 mld lekë, duke u ulur me 8,3 % në krahasimme Maj 2014 dhe duke u rritur me 1,2 % në krahasim me Prill 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20mld lekë, duke u ulur me 12,2 % krahasuar me Maj 2014 dhe Prill 2015.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,7 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (39,2 %), Greqia (7,3 %), Turqia (5,9 %) dhe Gjermania (5,3 %). Në Maj 2015 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,4 % të eksporteve gjithsej, duke u ulur 2,9 %, krahasuar me një vit më parë. Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë Italiame 65,6 %, Spanja me 5,4 % dhe Greqia me 5,3 % të eksporteve gjithsej. Vendet e BE-së me të cilëtShqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2014 janë: Gjermania,Kroacia dhe Austria. Ndërsa, vendet me të cilët ka pasur ulje të eksporteve janë: Mbretëria e Bashkuar,Spanja dhe Italia.

Eksportet, në Maj 2015 krahasuar me një vit më parë, drejt Kosovës janë rritur duke zënë 11,3 % të eksporteve gjithsej, ndërsa eksportet drejt Turqisë dhe Kinës janë ulur duke zënë 3,0 % të eksporteve.

Në Maj 2015 importet nga vendet e BE-së zënë 66,3 % të importeve gjithsej, duke u rritur 0,3 %,krahasuar me Maj 2014. Peshën më të madhe të importeve nga vendet e BE-së e zënë: Italia me53,4 %, Greqia me 14,0 % dhe Gjermania me 9,8 %. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasurrritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2014 janë: Italia, Austria dhe Gjermania. Ndërsavendet me të cilët ka pasur ulje më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Kroacia.Importet, në Maj 2015 krahasuar me një vit më parë, nga Kosova janë rritur duke zënë 1,2 % tëimporteve gjithsej, ndërsa importet nga Kina dhe Turqia janë ulur duke zënë respektivisht 5,7 % dhe7,5 % të importeve gjithsej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027702808380127
array(1) { ["section"]=> string(62) "instat-importi-dhe-eksporti-pesojne-renie-me-8-3-dhe-4-8-14967" }