INSTAT nxjerr shifrat: 7% e grave kanë përjetuar dhunë ekonomike

Publikuar tek: ekonomi, më 10:28 04-09-2019 INSTAT nxjerr shifrat: 7% e grave kanë përjetuar dhunë ekonomike

Jetojmë në periudhë ku roli i gruas në ekonomi dhe biznes është i rëndësishëm, por në çdo 10 gra  në shqipëri janë të dhunuara.

Forma më e përhapur e dhunës është kufizimi i lirisë së grave për të shkuar në punë, për t’u marrë me tregti apo në projekte që sjellin para. Por duke shtuar edhe shumë forma të tjera të rendësishme dhune ekonomike janë: Kontrolli i parave dhe kufizimi i përdorimit të tyre nga partneri që ndan jetën me të.

INSTAT ka bërë publikë shifrat ku 7% e grave kanë përjetuar dhunë të vazhdushme ekonomike. Tre llojet e dhunës më të përhapura ku 4,0% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët e tyre nuk i lejonin të gjenin një punë, të tregtonin dhe fitonin para ose të merrnin pjesë në projekte që gjenerojnë të ardhura. Gjithashtu, 3,8% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët ua merrnin të ardhurat kundër vullnetit të tyre. Madje edhe kur për vete kishin para si për alkool ose cigare.

Po si përkufizohet dhuna ekonomike : Dhunë ekonomike janë aktet e kontrollit dhe monitorimit të sjelljes së një individi në lidhje me përdorimin dhe shpërndarjen e parave dhe kërcënimin e vazhdueshëm të mbarimit të burimeve ekonomike.’

Në marrëdhënie shtëpiake dhe intime, burrat dhunues përdorin dhunën ekonomike për të kontrolluar paratë e familjes, duke përfshirë pagat e grave kur ato punojnë jashtë shtëpisë. Vrojtimi përfshiu zëra specifikë sipas sjelljeve të tyre, të cilët matën forma të ndryshme të dhunës ekonomike që gratë përjetojnë zakonisht në martesa/marrëdhënie intime dhunuese. Si pjesë e analizës, tre zërat e sjelljes specifike u përllogaritën për të krijuar një matje të përgjithshme të përjetimeve të grave nga dhuna ekonomike. Kemi edhe disa forma të tjëra të grave të dhunuara.

Gratë e rrahura zakonisht nuk përjetojnë vetëm një formë dhunë ekonomike në martesën/marrëdhënien e tyre intime të tyre; shpesh ato përjetojnë forma të shumëfishta të dhunës ekonomike. Sipas

Grafikut po të bëjmë një krahasim gratë e moshës 18-24 vjeç (10,9%) dhe 45- 54 vjeç (9,0%) kishin më shumë gjasa të përjetonin dhunë ekonomike në martesën/marrëdhëniet e tyre, krahasuar me gratë e moshës 25-34 (6,3%), 35-44 vjeç (6,8%), 55-64 vjeç (6,0%) dhe 65-74 vjeç (4,9%). Ka të ngjarë që gratë e moshës 18-24 vjeç të kishin më shumë gjasa të përjetonin dhunë ekonomike. Por akoma nuk është bërë një statistikë e saktë pasi nevojiten të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar përjetimet nga gratë të dhunës ekonomike, shkruan Monitor, transmeton Newsbomb.al.

BBC74139-4462-46AC-8164-60B1F7F1B84A-768x306.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073440074920654
array(1) { ["section"]=> string(69) "instat-nxjerr-shifrat-7-e-grave-kane-perjetuar-dhune-ekonomike-177257" }