INSTAT publikon raportin e aksidenteve rrugore në vend, ja çfarë thonë shifrat

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 20-11-2017 INSTAT publikon raportin e aksidenteve rrugore në vend, ja çfarë thonë shifrat

INSTAT publikon raportin e e aksidenteve rrugore në vend.

Në raport theksohet se në dhjetëmujorin e 2017-ës, numri i të aksidentuarve është ulur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i plotë:

Në muajin Tetor 2017 numërohen 184 aksidente rrugore nga 193 aksidente të ndodhur në Tetor 2016. Në krahasim me Tetor 2016, numri i aksidenteve është ulur me Numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Në dhjetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në Tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %.

 Në Tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë. Në Tetor 2017, numri i të vdekurve nga aksidentet për 100.000 banorë ishte afërsisht 1 person.

jjkkk.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021606922149658
array(1) { ["section"]=> string(84) "instat-publikon-raportin-e-aksidenteve-rrugore-ne-vend-ja-cfare-thone-shifrat-100240" }