INSTAT publikon shifrat, ja sa ka qenë numri i aksidenteve rrugore në janar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 20-02-2017 INSTAT publikon shifrat, ja sa ka qenë numri i aksidenteve rrugore në janar

Numri i aksidenteve rrugore shënoi rënie në fillim të këtij viti. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se në muajin janar 2017 u numëruan 119 aksidente rrugore dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër pësoi rënie me 20.1 %.

Sipas INSTAT numri i të aksidentuarve në janar 2017 është 158 persona nga 202 që ishte një vit më parë.

Ndërsa numri mesatar i personave të vdekur gjatë kësaj periudhe u llogarit në 22 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %.

Aksidentet rrugore, në 83 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve (26,1 %) është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç.

Sipas INSTAT në Janar 2017 numri mesatar i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31,8 %.

Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore janë : shtimi i qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore, tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i rregullave nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët, konsumi i alkoolit etj./Monitor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon 16-vjeçarja: Mami zuri dashnor, më kërkonte të lidhesha me shokun e tij për 100 mijë lekë
Vjedhja e thesarit të shtetit, prokuroria jep pretencën për ish-inspektoren Elivar Golemi »
Article Logic
Execution time: 0.010154962539673
array(1) { ["section"]=> string(80) "instat-publikon-shifrat-ja-sa-ka-qene-numri-i-aksidenteve-rrugore-ne-janar-69330" }