INSTAT publikon SHIFRAT: Rritet puna në sektorin e turizmit, rënie në tregti dhe industri

Publikuar tek: ekonomi, më 16:30 14-12-2017 INSTAT publikon SHIFRAT: Rritet puna në sektorin e turizmit, rënie në tregti dhe industri

Sektori i turizmit është sektori me ecurinë më të lartë për sa i përket aktivitetit të shërbimeve dhe prodhimit në vend. Të tilla të dhëna janë nxjerrë për tremujorin e tretë të këtij viti. Ky lajm mësohet nga statistikat afatshkurtra që INSTAT ka publikuar ditën e djeshme.

Sipas të dhënave  hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kanë patur ecuri më pozitive. Ndërkaq e kundërta ndodh me sektorin e tregtisë, ku sipas të dhënave indeksi i tregtisë është në ulje.

Ndërtimi dhe energjia janë aktivitetet që kanë performancën më të lartë për sa i përket sektorit të prodhimit.

Sektori i shërbimeve:

Aktivitetet kryesore ekonomike të treguesve të shërbimeve janë : tregtia, transporti, magazinimi dhe posta, hotelet, informacioni dhe komunikacioni, aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierikës.

Në sektorin e tregtisë , indeksi i shitjeve neto ka rënë me 0,2 %, krahasuar kjo me tremujorin e parë të vitit. Ndërsa, duke e krahasuar këtë tregues me treguesin e një viti më parë kemi një rritje me 1,2%./ D.H.-newsbomb.al

Indeksi i rritjeve neto është rritur me 4.5 % krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë në aktivitetin  transport, magazinim dhe posta.

Ndërkaq për sa i përket sektorit të hoteleve, indeksi i shitjeve neto është rritur me 17,2%, krahasuar kjo me atë të një viti më parë. Nga ana tjetër ky tregues ka pësuar përsëri rritje me 2.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Indeksi i shitjeve neto në volum këtë vit është rritur me 13.8% krahasuar me atë të një viti më parë në aktivitetin arkitekturë dhe inxhinieri. Duke e krahasuar me tremujorin e parë të vitit sërish ky tregues ka shënuar rritje me 4.9 %.

Me 2,2 % është ulur indeksi i shitjeve neto në aktivitete informacion dhe komunikim, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë vitit ky tregues ka shënuar rritje me 13,8%.

Për sa i përket aktiviteteve të agjenci udhëtimi i njëjti tregues është rritur më 24,4 %, krahasuar me periudhën e vitit të shkuar. krahasuar me peridhën e parë te këtij viti indeksi i nrritjeve neto shënoi rritje me 19,4 %.

Sektori i prodhimit:

19,5% rritje ka shënuar indeksi i shitjeve neto në aktivitetin ndërtim, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të shkuar. Nga ana tjetër  ky tregues është ulur me 3,4%, krahasuar me tremujorin parasrdhës.

2,2 % rritje ka shënuar edhe në industri po i njëjti tregues, krahasuar me periudhën e një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënoi rënie me 4,9%.

Dhe së fundmi rritje me 21,5% ka shënuar aktiviteti energji elektrike, gaz për sa i përket indeksit të shitjeve neto. Po i njëjti tregues, përshtatur sezonalisht ka pësuar sërish rritje me 15,5 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072751045227051
array(1) { ["section"]=> string(94) "instat-publikon-shifrat-rritet-puna-ne-sektorin-e-turizmit-renie-ne-tregti-dhe-industri-103069" }