INSTAT: Shqiptarët paguhen vetëm 2.2 euro në orë, më të keqpaguarit në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:25 01-05-2015 INSTAT: Shqiptarët paguhen vetëm 2.2 euro në orë, më të keqpaguarit në Europë

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, qytetarët shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë.

Vetëm 2.2 euro në orë është pagesa mesatare e një shqiptari, ndërkohë që në vendin fqinj në Maqedoni, kosto është 3.5 euro në orë dhe në Norvegji vendi me pagën më të lartë, qytetarët paguen 57.1 euro për një orë.

Nga statistikat e INSTAT rezulton se në Shqipëri tone ka një hendek të pagave mes meshkujve dhe femrave, ku për të njëjtin profesion femrat paguhen më pak se meshkujt. Ndërkohë, profesioniet me të mirëpaguara ne vendin tonë janë drejtuesit administrativ, specialiste të teknologjisë dhe informacionit, ligjvënësit dhe nëpunësit e larte te administratës. Ndërsa profesionet më të keqpaguara janë shitësit, prodhuesit e produkteve bujqësore, apo edhe ndihmës kuzhinierët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13190603256226
array(1) { ["section"]=> string(81) "instat-shqiptaret-paguhen-vetem-2-2-euro-ne-ore-me-te-keqpaguarit-ne-europe-10178" }