Shkollat vijojnë të jenë vatra të nxehta të Covid-19 në Elbasan.
Ditën e sotme, janë raportuar 11 raste të reja në qytet, 2 prej të cilëve i përkasin radhëve të institucioneve mësimore.
Bëhet fjalë për një mësuese të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Bilo” dhe një edukatore në kopshtin e lagjes “Shën Koll”.
Pavarësisht rezultimit pozitiv të mësueses, vijon mësimi në shkollën 9-vjeçare, ndërkohë kopshti është mbyllur.
Institucionet mësimore të Elbasanit janë përballur me shumë raste të Covid-19, ku deri më tani raportohet për mbi 10 persona në radhët e tyre.