Eurokomisioneri Johanes Hahn, në përfundim të tryezës BE-Shqipëri në kuadër të Stabilizim Asocimit është shprehur se është me rëndësi cilësia dhe jo shpejtësia në përmbushjen e 5 prioriteteve nga qeveria.
“Është cilësia dhe jo shpejtësia. Mesa kam kuptuar Shqipëria përpiqet ti harmonizojmë këto dy elementë. Për momentin jam optimist, që Shqipëria mundet të demostrojë të dhëna solide për 5 prioritetet. Do të kryejmë vlerësimet e para në fillim të vjeshtës”, u shpreh eurokomisioneri Hahn.
Për sa i përket monitorimit të zgjedhjeve Hahn deklaroi se vëzhguesit e OSBE-së do të kryejnë me prefeksion, vëzhgimin e procesit zgjedhor duke shpresuar se raporti do të arrijë të përmbushë pritshmëritë.
I impresionuar me arritjet eShqipërisë duket se është edhe ministri i Jashtëm i Letonisë Likevicius.
I pyetur nëse ministri i Jashtëm grek do të anulojë vizitën në Shqipëri ministri Bushati u përgjigj, “Për sa i përket eksplorimit të naftës në det është një fushë që ndiqet edhe në bazë të rregullave ndërkombëtare. Nuk kam informarta për anulimin e vizitës së ministrit grek.”