Integrimi në BE/ Hahn: Kujdes me krimin e organizuar, energjinë dhe pronat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:58 04-03-2015 Integrimi në BE/ Hahn: Kujdes me krimin  e organizuar, energjinë dhe pronat Johannes Hahn

Komisioneri për zgjerimin i Bashkimit Evropian Johannes Hahn ka këshilluar sot të gjitha vendet kandidate për integrimin në BE se duhet bërë kujdes me krimin e organizuar, energjinë dhe pronat.Shqipëria ka statusin e vendit kandidat dhe aspiron për t’u bërë antëtare e BE-së.

‘’Ka disa arsye pse duhet të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim shumë të madh me partnerët tanë. Duhet të zgjedhim mënyrën si duhet të ecim përpara. Demokracia është një element I rëndësishëm dhe duhet të kemi një bashkëpunim të madh. Ka pasur ndryshim nga partnerët tanë. Junckeri më ka kërkuar bashkëpunim më të madh me partnerët tanë. Por ndryshimi është sërish i nevojshëm. Duhet të shikojmë sërish çështjet kryesore. Partnerët tanë janë të përkushtuar si në Jug dhe në Lindje. Duhet të shohim edhe se çfarë është bërë për pronësinë. Këto rezultate do paraqiten në raportet tona vjetore. Vlen për ata partnerë që kanë dëshirë të përfshihen. Dua të theksoj energjetikën si dhe Krimin e organizuar’’, thotë Hahn.

Po kështu Federika Mogherini tha se politikat e BE-së nuk do të jenë konfrontuese, por bashkëpunuese. “Duhet të shohim politikat me partnerët. Në gjithë rajonin tonë kemi sfida të mëdha, sigurimit dhe emigrimit”, u shpreh Mogherini.

Të dy komisionerët kanë thënë se duan të ndihmojnë Maqedoninë për të zgjidhur krizën si dhe se fokusi i BE-së është Ballkani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U grabisin me armë 4 shtetasve 15 mijë euro, arrestohet grupi në Gjirokastër
Vritet shqiptari 25 vjeçar në Gjermani, shpëton shoku i tij »
Article Logic
Execution time: 0.011915922164917
array(1) { ["section"]=> string(76) "integrimi-ne-be-hahn-kujdes-me-krimin-e-organizuar-energjine-dhe-pronat-4939" }