Integrimi në BE, Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

Publikuar tek: rajon, më 18:26 16-06-2019 Integrimi në BE, Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar Kryeministri Ramush Haradinaj

Gjatë inagurimit të shtatores së dëshmorit Shkëlzen Haradinaj në Pejë, kryeministri Ramush Haradinaj i bëri me dije ndërkombëtarëve se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar.

‘Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar’, tha Haradinaj.

Kryeministri ​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

‘Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës’,shtoi kryeministri Haradinaj.

Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019022941589355
array(1) { ["section"]=> string(61) "integrimi-ne-be-haradinaj-nuk-na-duhet-liria-e-izoluar-168457" }