Integrimi në BE, Mogherini: Vendimet e rëndësishme në qershor

Publikuar tek: politike, më 16:25 06-02-2018 Integrimi në BE, Mogherini: Vendimet e rëndësishme në qershor

Shefja e Diplomacisë e BE, Federica Mogherini ka vënë theksin se vendet kandidate për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian kanë bërë avancime pozitive sa i përket përmbushjes së prioriteteve të përcaktuara.

Sipas Mogherinit Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë të lidhura me politikat e BE dhe se vendime të rëndësishme pritet të merren në qershor.

“Ballkani Perëndimor ka të njëjtën histori, prandaj dhe ne duam të kemi të njëjtën të ardhme në vijim. Ky është prioriteti ynë. Gjatë tre viteve të kaluara janë arritur edhe rezultate që nuk e kishim menduar që mund të arriheshin. Investimet tona po rriten në të gjithë rajonin, tregtia dhe siguria, po ashtu edhe politika jonë e koordinuar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë të lidhura me politikat e BE. Sa i përket zgjerimit do bëhet na bazë të meritave dhe reformave. Kërkojmë që të jenë të njëjtat standarde me ato të BE. Si popujt dhe liderët e Ballkanit janë përpjekur të bëjnë më të mirën në rrugën drejt BE, të gjithë kemi bërë të njëjtën zgjidhje, perspektiva është tashmë e qartë. Vlerësimet e rëndësishme pritet të merren në qershor”, u shpreh Mogherini.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010041952133179
array(1) { ["section"]=> string(66) "integrimi-ne-be-mogherini-vendimet-e-rendesishme-ne-qershor-109342" }