Inteligjenca amerikane: Koronavirusi nuk është bërë nga dora e njeriut, por mund të...

Publikuar tek: bota, më 18:25 30-04-2020 Inteligjenca amerikane: Koronavirusi nuk është bërë nga dora e njeriut, por mund të...

Shërbimet e inteligjencës amerikane kanë njoftuar se Covid-19 nuk është prodhuar nga njeriu, por thonë se zyrtarët vazhdojnë të hetojnë nëse koronavirusi doli aksidentalisht nga laboratori.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Zyra e SHBA për Drejtorinë e Inteligjencës Kombëtare konfirmoi se Covid-19 e kishte origjinën në Kinë, dhe shtoi: Komuniteti i inteligjencës gjithashtu pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor se virusi Covid-19 nuk ishte i bërë nga njeriu apo gjenetikisht modifikuar.

dekla.png

Deklarata thoshte se shefat e inteligjencës vazhdojnë të punojnë për të provuar nëse shpërthimi Covid-19 filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara, ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan.

Më herët këtë muaj, Presidenti Trump nuk pranoi të mohojë pretendimet e bëra ndaj tij se zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Covid-19 mund të ketë filluar të përhapet pas një incidenti në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulet numri i viktimave dhë i të infektuarve me Covid-19 në Itali (SHIFRAT E PLOTA)
Kryeministri rus rezulton pozitiv me koronavirus »
Article Logic
Execution time: 0.014028072357178
array(1) { ["section"]=> string(88) "inteligjenca-amerikane-koronavirusi-nuk-eshte-bere-nga-dora-e-njeriut-por-mund-te-204669" }