Inteligjenca Italiane ka dërguar në Parlamentin italian raportin e sigurisë kombëtare italiane. Në raportin e Shërbimit Inteligjent, ka informacione edhe për shqiptarët në Itali.
Sipas raportit, shqiptarët janë konsideruar si persona me problematika të mëdha dhe rrezikshmëri të lartë si pasojë e përfshirjes së tyre në grupe kriminale. Në informacione është theksuar se shqipëtarët udhëheqin trafikun e drogës dhe prositucionit në vendin fqinj dhe gjithashtu janë të përfshirë në organizata para-mafioze.
Sipas Shërbimit të Inteligjencës italiane, 6 shtetas shqiptarë janë dëbuar nga vendi, si pasojë se dyshimeve të përfshirjes në grupe terroriste. Në raport është prekur edhe kriza e refugjatëve duke thënë se nuk ka pasur prurje nga Shqipëria.
Përveç shqiptarëve, popull rezident me rrezikshmëri të lartë në Itali janë konsideruar edhe nigerianët e rusët.