Interes i lartë për të ndjekur KOSOVËN, ‘avullojnë’ përsëri biletat në pak minuta

Publikuar tek: sport, më 20:11 23-09-2019 Interes i lartë për të ndjekur KOSOVËN, ‘avullojnë’ përsëri biletat në pak minuta

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj dy ndeshje në muajin tetor. Dardanët do të ndeshen në fillim me Gjibraltarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e cila do të jetë një test për djemtë e Challandes.

Më pas përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e EURO 2020 kundër Malit të Zi.

Për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin ka filluar ditën e sotme shitja e biletave përmes sistemit online. Shitja ka nisur rreth orës 17:00.

Nga mediat në Kosovë, bëhet e ditur se pas 45 minutash, janë shitur rreth gjashtë mijë bileta. Një shitje massive kjo në kohë record duke parë se dhe kundërshtari është një ekip modest për Kosovën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060161113739014
array(1) { ["section"]=> string(85) "interes-i-larte-per-te-ndjekur-kosoven-avullojne-perseri-biletat-ne-pak-minuta-179533" }