“Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes pakthyeshëm, tha dje Donald Trump”

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 27-01-2017 “Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes pakthyeshëm, tha dje Donald Trump”

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën e tensionit që ka përfshirë ditët e fundit Ballkanin, veçanërisht tensionet mes shqiptarëve dhe Serbisë e Greqisë, në rastin e kësaj të fundit u bë shkasë fotografia e disa rekrutëve shqiptarë që pozonin me simbolin e shqiponjës në ushtrinë greke.

Ja këndvështrimi i Spartak Ngjelës:

Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar.

Ne këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane.

Dhe kjo do vijojë.

Ne fakt kjo kohë eshte koha e kësaj shqiponje dy - krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këto simbol.

Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër.

Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t'i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të mlrzitur janë.

Të gjithë janë drejt fundit. Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes parkthyshëm, tha dje Donald Trump.

Shqiponja dy krerëshe ka marrë udhën e triumfit të saj.

Pas kësaj fotoje përditë do shihni sërish shqiponjën kastriotiane, ndërkombëtarisht të shfaqur me duar, si sfidën territoriale të mbi tetë milonë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembet miniera e Lajthizës në Tropojë, një i vdekur dhe një i plagosur
Parkingu nëntokësor dhe sheshi “Skënderbej”, ja si po ndryshon përgjithmonë qendra e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.010790109634399
array(1) { ["section"]=> string(91) "interesi-amerikano-shqiptar-ne-ballkan-eshte-interes-pakthyeshem-tha-dje-donald-trump-66851" }