Interi merr ”goditjen” e radhës, pas Sanchez dëmtohet edhe një tjetër titullar

Publikuar tek: sport, më 14:28 18-10-2019 Interi merr ”goditjen” e radhës, pas Sanchez dëmtohet edhe një tjetër titullar

Tjetër goditje për Interit. Skuadra zikaltër ka marrë një lajm të keq ditën e sotme.

Mesfushori Stefano Sensi është dëmtuar sërish në stërvitje dhe ka ndjerë sërish shqetësime muskulare. Mesfushori italian u largua nga fusha ndaj Juventusi pikërisht për shkak të këtij dëmtimi, por ku dukej se lojtari ishte rikuperuar, ka ndjerë sërish shqetësime.

 Është vetë klubi që në faqen zyrtare ka informuar se Sensi ka sërish probleme muskulare dhe nuk ka bërë të ditur ende kohën e rikuperimiet. Por siç raportojnë mediat italiane mesfushori mund të mungojë rreth një muaj dhe pas Sanchez bëhet mungesa e dytë e madhe për Conten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039294958114624
array(1) { ["section"]=> string(82) "interi-merr-goditjen-e-radhes-pas-sanchez-demtohet-edhe-nje-tjeter-titullar-182595" }