Interi rihap dosjen 'Modric', zikaltërit përgatisin strategjinë për të bindur kroatin

Publikuar tek: sport, më 23:50 20-12-2018 Interi rihap dosjen 'Modric', zikaltërit përgatisin strategjinë për të bindur kroatin

Interi do të bëjë të pamundurën për të transferuar mesfushorin e Real Madridit Luka Modriç verën e vitit të ardhshëm.

Klubi zikaltër do të shfrytëzojë eksperiencën dhe arritjet e drejtorit të ri sportiv Giuseppe Marotta, i cili solli këtë verë te Juventusi Cristiano Ronaldon. Sipas njërës prej mediave më të fuqishme iberike 'MARCA', Interi nuk pranon të dorëzohet më para këmbënguljeve të kampionëve të Europës. Italianët do t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare me pagesë 10 milionë € në sezon.

Kujtojmë që gjatë verës së fundit, Interi bëri të pamundurën për të transferuar Luka Modricin në 'San Siro' pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi, por në momentet e fundit presidenti i Realit Florentino Perez frenoi këtë transferim duke i premtuar lojtarit rritje rroge duke ia dalë me sukses. Këtë herë, duke parë dhe ecurinë mosbindëse të 'Los Galacticos' këtë sezon mund të krijojë kushtet e duhura për një transferim të lehtë të kapitenit të Kroacisë drejt Italisë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034626960754395
array(1) { ["section"]=> string(89) "interi-rihap-dosjen-modric-zikalterit-pergatisin-strategjine-per-te-bindur-kroatin-145934" }