100 ndeshje me fanellën e Interit dhe 50 gola të shënuar. Suksesi i Mauro Icardi duket se kanë eklipsuar problemet që skuadra tregoi sot në fusnë e lojës kundër Frosinones.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me Byabiani që pati rastin më të mirë për Interit në minutën e 13-të, ndërsa në fraksionin e dytë ekipi ku luan dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, u ndal nga shtylla. Në minutën e 56-të Leonardo Blanchard provoi me kokë por topi i devijuar nga futbollistët vendas përfundoi jashtë, ndërsa në të 64 finalizimi i Paganinit gjeti shtyllën. Skuadra e Interit mjaft cinike në këtë sfidë realizoi më të 74-ën me Icardin që shfrytëzoi një krosim të saktë të Perisic. Për ziklatrit u bë gjithcka më e thjeshtë pas ndëshkimit me karton të kuq të Blanchard.
Pavarësisht 3 pikëve të siguruara në këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini tregoi probleme të mëdha, por ndikim pati edhe mbrojtja fortë e Frosinones. Arlind Ajeti ishte gjithashtu në fushë për vendasit.