Interpelanca e Ramës me naftëtarët, reagon Edi Paloka: ‘Fajin e ka Berisha’

Publikuar tek: politike, më 13:40 22-01-2018 Interpelanca e Ramës me naftëtarët, reagon Edi Paloka: ‘Fajin e ka Berisha’

Nënkryetari i PD, njëherësh deputeti i PD, Edi Paloka reagon pas interpelancës së kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e ARMO-s.

Sipas Palokës, ky takim ishte një show i radhës i kryeministrit dhe nuk u dha asnjë zgjidhje naftëtarëve që protestojnë prej javësh për pagat e prapambetura dhe papunësinë.

Paloka ironizon duke shkruar në facebook se sërish edhe për këtë problem është faji i ish-kryeministrit Sali Berisha.

STATUSI I PLOTË

Prape show e mashtrime live. E prape, pas 5 vitesh ne qeveri e mashtrimesh te panumerta, “Fajin e ka Berisha” . U shfaq prape edhe “Vettingu”. 
Viktimat e rradhes , naftetaret e perballe tyre tre kryehajdutet dhe kryemashtruesit e qeverise .
Ata ju kerkojne pune dhe paga, keta ju thone te bejne dokumentat per te marre statusin dhe ju ofrojne spital per semundjet profesionale.
Pas 5 vitesh ne pushtet prape “Fajin e ka Berisha” e ku nuk eshte faji i Berishes “Fajin e ka Vettingu” qe kishim ca kohe qe nuk e degjonim si shkak per gjithe te zezat qe kjo qeveri dhe kryeministri i saj , ju shkaktojne shqiptareve.
Edhe pas 5 vitesh si kryeminister Rama nuk ka asnje pergjegjesi , asnje faj. Fajin gjithnje e ka Berisha dhe si bashkefajtor Vettingu.
Asnje nga ministrat nuk e permendi Beson... Asnje fjale nuk i doli Rames qe ju a coi Beson si shpetimtar . Asnje fjale as per premtimin qe ju beri naftetareve se tani problemet e tyre u zgjidhen. Sigurisht nuk mund tju thonte qe e coi Beson aty per te perlare dhe ca miliona te tjera bashkarisht e jo per te zgjidhur problemin e naftetareve.
Sot me paturpesi, pasi i kane mashtruar dhe ju kane marre edhe voten per vite me rradhe, i nxjerrin para kamerave per spektakel.
Ishte parashikuar dhe mbyllja me duartrokitje si per cdo spektakel pas fjales se liderit shpetimtar . Po pikerisht kur skenari po perfundonte dhe duartrokitjet filluan , ishte arroganca dhe cinizmi nga i cili Rama nuk heq dot dore qe ja prishi shfaqjen kryeministrit.
I bindur se shfaqja ja arriti dhe e korri suksesin e duhur, Rama ju drejtua naftetareve me arrogance “ E mos merrni me rrugen ne kembe per Tirane, ja ku e keni ekranin per protesta. Nuk kuptoj pse merrni rrugen ne kembe “
Po kjo tallje e fundit duket se ka qene e tepert se nga salla u degjuan mbi duartrokitjet e porositura, zerat e naftetareve te revoltuar: “Jemi pa pune e pa buke prandaj vijme ne kembe”
Prape Rama u perpoq ta “marre situaten ne dore” , prape me nje batute bajate. Po zerat nga naftetaret u forcuan dhe si gjithnje ne keto raste, i iku zeri dhe fytyra Rames , sinjali i ERTV u nderpre...
27 janar , ora 12.00 ne Bulevard

 paloka.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010688066482544
array(1) { ["section"]=> string(78) "interpelanca-e-rames-me-naftetaret-reagon-edi-paloka-fajin-e-ka-berisha-107489" }