Interpelanca me deputeten e re, Lindita Nikolla ironizon Kejdi Mehmetaj: Vazhdo të flasësh për hallet e arsimit, por po të jap një këshillë

Publikuar tek: politike, më 11:50 22-02-2018 Interpelanca me deputeten e re, Lindita Nikolla ironizon Kejdi Mehmetaj: Vazhdo të flasësh për hallet e arsimit, por po të jap një këshillë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur sot në një interpelancë urgjente nga 7 deputetë të LSI, për të dhënë sqarime lidhur me ligjin për arsimin e lartë.

Pas disa replikash me deputeten Kejdi Mehmetaj, ministrja Nikolla i është përgjigjur duke e ironizuar dhe duke i dhënë edhe një këshillë.

“Faleminderit zonjushë, patjetër keni inkurajimin tim personal për të vijuar për të folur për hallet e universitetit. Të jap edhe një këshillë, mos u bëj zëri i profesorëve e rektorëve të universiteteve publike se janë zë i fortë dhe s’kanë nevojë për përformcime, kanë zë të vetin për të folur”, u shpreh Nikolla, ndërsa ka shtuar se vetëm me ligjin e ri dhe reformës në arsim është e mundur gjurmueshmëria e punësimit për studentët.

“Po ndërtojmë në bashkëpunim me univeristetet gjurmueshmërinë e punësimit, instrument i munguar dhe që vetëm ligji i ri e bën të mundur. Kemi përmbyllur sistemin e akreditimit institucional, nga një agjensi pretigjoze e shumë punë për të çuar në fund reformën për të përmbushur rekomandimet e kësaj agjensie ”, u shpreh Nikolla. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066289901733398
array(1) { ["section"]=> string(143) "interpelanca-me-deputeten-e-re-lindita-nikolla-ironizon-kejdi-mehmetaj-vazhdo-te-flasesh-per-hallet-e-arsimit-por-po-te-jap-nje-keshille-111085" }