Interpelanca urgjente me Nikollën, Mehmetaj tregon prapaskenat: Në zyrën tuaj thamë që kjo po shkonte keq...

Publikuar tek: politike, më 11:37 22-02-2018 Interpelanca urgjente me Nikollën, Mehmetaj tregon prapaskenat: Në zyrën tuaj thamë që kjo po shkonte keq...

Ditën e sotme, në Kuvend, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në një interpelancë urgjente për ligjin për Arsimin e Lartë ku përfshihen një sërë problematikash; tarifat, bursat, kredinë studentore, kartën e studentit, etj.

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka zbuluar nga foltorja se kur përfaqësues së LSI i kanë shkuar në zyrë Nikollës, është konkluduar se procesi do shkonte shumë keq por ministrja nuk pati guzimin të thoshte se kishte gabuar publikisht.

Ministria e Arsimit është përgjegjëse për mijëra studentë pa shkollë. Kemi qenë në zyrën tuaj zonja ministre kur kemi thënëe që ky proces po shkonte jashtëzakonisht keq por ju refuzuat të thonit publikisht që kishit gabuar dhe vazhduat me gabimin tuaj.

“Ju jeni përgjegjëse edhe për konfliktin në Universitetin e Tiranës. Ndaj përgjegjësitë tuaja mos e delegoni te universiteti, te profesorët, këtu do ishte më mirë të vinim e të gjenim një rrugë të përbashkët.

Problemi nuk qendorn vëtëm në U, vetëm UT ka autonomi . Ajo që ndodh në të gjitha universitetet publike... ju keni emëruar anëtarët e bordit, të emëruar politikë, që dalin e bëjnë edhe fushatë për PS si në zgjedhjet që lamë pas”, i tha Mehmetaj ministres Nikolla nga foltorja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012792110443115
array(1) { ["section"]=> string(110) "interpelanca-urgjente-me-nikollen-mehmetaj-tregon-prapaskenat-ne-zyren-tuaj-thame-qe-kjo-po-shkonte-keq-111083" }