Interpol ngre alarmin: Vaksina anti-COVID shënjestër e grupeve kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 02-12-2020 Interpol ngre alarmin: Vaksina anti-COVID shënjestër e grupeve kriminale

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL), ditën e sotme ka paralajmëruar se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë shitjen e vaksinave false kundër koronavirusit.

Interpol ka lëshuar një alarm global për të bërë kujdes pasi rrjetet kriminale nëpërmjet rrjetit të interneteit mund të shesin vaksina false, të vilat mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin.

"Ndërsa qeveritë po përgatiten të shpërndajnë vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirët e furnizimit", tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock.

“Rrjetet kriminale do të synojnë përmes faqeve të internetit të rreme dhe kurave për anti-Covid të rreme, të cilat mund të përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për shëndetin, madje edhe jetën. Është thelbësore që zbatimi i ligjit të jetë sa më i përgatitur që të jetë e mundur për atë që do të jetë një sulm i të gjitha llojeve të veprimtarisë kriminale të lidhura me vaksinën COVID-19, kjo është arsyeja pse INTERPOL ka lëshuar këtë paralajmërim global," përfundoi Sekretari i Përgjithshëm Stock.

Interpol zbuloi se nga 3,000 uebfaqe të lidhura me farmacitë në internet të dyshuar për shitje të ilaçeve të paligjshme dhe pajisjeve mjekësore, rreth 1,700 përmbajnë kërcënime kibernetike, veçanërisht për mashtrim.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Siçili, kapen 7 persona
OFL-ja ‘shënjestron’ fierakun e dënuar në Kosovë për ‘Krim të organizuar’ dhe kurbinasin e dënuar për drogë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.01279091835022
array(1) { ["section"]=> string(78) "interpol-ngre-alarmin-vaksina-anti-covid-shenjester-e-grupeve-kriminale-229897" }