Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina-Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Edmond Xhukellari, 40 vjeç, lindur në Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin Nr.835, datë 07.11.2014, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale "Heqja e paligjshme e lirisë " .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimit i tij nga Greqia drejt vendit tonë.