Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Aleksander GJINI , 39 vjeç, banues në Fushë-Kuqe - Kurbin.
“ Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim Nr.679-146 datë 30.06.2016, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr. 1612 datë 07.12.2016 , këtë shtetas e kanë dënuar me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal”, thuhet nga policia.
Policia bën me dije se, më datë 06.05.2013, në Alk - Kurbin, pas një konflikti për motive pronësie, ky shtetas në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë vrarë me armë zjarri shtetasit D. V. dhe L. V.