Interpretimi I dorëheqjes, Gjykata Kushtetuese deklaron të papranueshme kërkesën e Haradinajt

Publikuar tek: rajon, më 16:34 04-09-2019 Interpretimi I dorëheqjes, Gjykata Kushtetuese deklaron të papranueshme kërkesën e Haradinajt Kryeministri i dorehequr i Kosoves, Ramush Haradinaj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur moskopetencë përsa I përket kërkesë së bërë nga kryeministri I dorëhequr Ramush Haradinaj, për të thirrur takime të qeverisë pas veprimit të tij.

Në vendimin e publikuar pasditen e sotme, thuhet se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës (Kryeministri) nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj vendosi: Të deklarojë kërkesën të papranueshme.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS:

7. Aktvendim

Lënda: KO 124/19

Parashtrues: Kryeministri (në dorëheqje) i Republikës së KosovësObjekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i aktit të dorëheqjes së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe definimi i kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Kërkesa bazohej në paragrafin 10 të nenit 93 [Kompetencat e Qeverisë], në lidhje me nenin 113 [Jurisdiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

– Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14232993125916
array(1) { ["section"]=> string(99) "interpretimi-i-doreheqjes-gjykata-kushtetuese-deklaron-te-papranueshme-kerkesen-e-haradinajt-177309" }