INTERVISTA/Babai i vëllezërve Aliko: S’kanë qëlluar djemtë e mi, ata janë myslimanë në agjërim, s’kanë qenë kurrë në Siri

Publikuar tek: aktualitet, më 14:02 26-06-2015 INTERVISTA/Babai i vëllezërve Aliko: S’kanë qëlluar djemtë e mi, ata janë myslimanë në agjërim, s’kanë qenë kurrë në Siri Arbion Aliko

Rrëfen ngjarjen Adil Aliko, babai i dy vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko në kërkim nga policia për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Adil Aliko ka thënë se ka qenë në komunikim me djemtë e tij dhe ka deklaruar se nuk kanë qenë ata që kanë qëlluar mbi efektivët e RENEA-s, sepse sipas tij ata janë myslimanë në agjërim dhe nuk qëllojnë. Në një intervistë për ‘’Neës 24’’, Adil Aliko u bën thirrje djemve të tij që të dorëzohen. Sipas Alikos është jashtë çdo llogjike që policia kërkon vetëm dy djemtë e tij, kur sipas infromacioneve që ai ka bëhet fjalë për një grup prej 50 vetash, të huaj në fshat.

A keni qenë në komunik me djemtë tuaj?

Pardje komunikova që të dorëzohen. Djali I vogël ka qenë në Kavajë. I madhi njëherë më thoshte në Sarandë njëherë në Vlorë, kam 1 vit që s’po i takoj fëmijët. Kam prerë çdo komunikim me ta,

Të implikosh dy fëmijë kur kanë qenë 50 vetë sipas informacioneve të mia.

Çfarë karakteri kanë djemtë tuaj?

Ata janë në adoleshentë. Nuk janë kriminela, janë besimtarë mysliman. Këtë muaj ata kanë agjërimet. Në agjërim jo që nuk vrasin, por kanë edhe shumë gjëra të tjera që ju I dini që nuk I bëjnë?

A kanë lidhje djemtë tuaj me ISIS?

Nuk është e vërtetë. Është gabim. Ata i besojnë Allahut, unë jam bektashi. Dy djemtë janë myslimanë.

A ka shkuar në Siri djali juaj?

Është e pavërtetë. Absolutisht. Nëse djali im ka vajtur në Siri përgjegjësinë e mbaj unë. Asnjë tjetër.Unë I bëj apel fëmijëve. Të dorëzohen!

Çfarë bënin në fshat?

I madhi ka qenë 1 vit Suedi 16 vjeç. U bë praktikant I fesë myslimane, nuk besoj se është gabim. Pastaj pa punë.

Si ndodhi ngjarja?

Unë jetoj poshtë fshatit. Kam dëgjuar të shtëna nga ora 2 e natës. Kur pimë kafen në mëngjes na thanë se ishin shumë veta të maskuar të gjithë.

A keni qenë në komunikim me djemtë tuaj?

Albani ishte në Kavajë, fola me telefon. Tjetri më thoshte jam në Sarandë, jam në Vlorë nuk ma thoshte se ishte në kërkim.

Si ndodhi ngjarja në fshat?

Banorët ishin të pakënaqur nga prezenca e policisë në fshat. Ishte ngritur gjithë fshati, me protesta Ajo vrasje nuk është bërë nga adoleshentët. Jo me snajper, jo kështu..Ka patur edhe shumë pjestarë të huaj .

A e njihni Xhuliano Malon?

Nuk kam dijeni për snajperat. Nuk bëhet fjalë ta njihja fare Xhuliano Malon.

Pse kanë frikë djemtë tuaj?

Ata kanë 1 vit në presionin e këtyre gjërave, janë në kërkim.  Fëmijët e mi nuk janë të armatosur se janë mysliman dhe në agjërim. Nuk kanë

Si është sjellë policia në këtë 1 vit, në mendimin tuaj personal?

Policia nuk është si në çdo fshat tjetër, ka patur më presion ndaj banorëve, ndoshta me qëllime të caktuara. Ka ndikuar edhe kjo. Nuk ka qenë ndonjë pikësynim I madh

Kush e ka bërë vrasjen?

Nuk e kam idenë. Nuk kanë qenë 2 veta, 1 grup I madh njerëzish. Të etiketosh vetëm 2 vëllezër është jashtë çdo llogjike. Shokët se kë rrinë ata e dinë vetë. Nuk i njoh se me kë rrinë ata. Më kanë thënë rri i qetë, se nuk kanë gisht.

A është bërë për hakmarrje?

Nuk besoj hakmarrje për policinë. Unë nuk e di çfarë janë implikuar, apo kush I ka organizuar këto gjëra. Policia ka kryer punën e vet.

Fëmijët e mi nuk kanë qëlluar.

Unë e kam 24 orë mendjen te ata. Dorëzimi I tyre ma lehtëson edhe mua pozicionin, edhe ata. Unë nga shteti kam plotësisht besim, nuk të vret njeri. Shteti nuk ka çfarë u bën. Të dorëzohen sepse shteti do eci në bazë të ligjeve.

A kanë qenë në Lazarat ditën e zgjedhjeve?

Nuk kanë qenë. Është gënjeshtër që kanë qenë. Ata s’i thërret njeri në qendra votimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria jep versionin zyrtar për konfliktin në Lazarat
Si u plagosën me kallashnikov të rinjtë në mes të Patosit. Pyetja "Ç'a ke që më shef?" sa nuk çoi në tragjedi »
Article Logic
Execution time: 0.014091014862061
array(1) { ["section"]=> string(124) "intervista-babai-i-vellezerve-aliko-s-kane-qelluar-djemte-e-mi-ata-jane-myslimane-ne-agjerim-s-kane-qene-kurre-ne-siri-14695" }