Intervista e Oliver Varhelyi në Euronews Albania transmetohet në 12 gjuhë të botës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 18-01-2020 Intervista e Oliver Varhelyi në Euronews Albania transmetohet në 12 gjuhë të botës

Intervista e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania zgjoi interesin jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjitha filialeve botërore të rrjetit Euronews.

Në italisht, anglisht, frëngjisht, por jo vetëm interesi dhe mesazhi që përcolli Varhelyi në emisionin “Ilva Now” u transmetua në plot 12 gjuhë. Gjatë intervistës, Varhelyi theksoi se Brukseli duhet të jetë më i drejtë për hapjen e negociatave, ndërsa vendet që aspirojnë më të vendosura për të kryer reformat.

Edhe në spanjisht Euronews transmetoi lajmin, duke e vënë theksin tek rinisja e negociatave në pranverë, pas bllokimit që u bë në tetor me presion të Francës. Ndërkohë, në rusisht theksi ra tek përpjekjet që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut, duhet të bëjnë për të bindur shtetet anëtare.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi erdhi në Tiranën pas një vizite në Shkup, ku deklaroi gjithashtu se procesi i zgjerimit do të trajtohet me përparësi nga BE.

Gjithashtu në intervistën në “Ilva Now”, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian theksoi faktin se dy vizita e tij në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri i kanë krijuar një ndjesi pozitive, ashtu sikurse edhe ato që ka pasur në Paris dhe në bisedimet me autoritetet holandeze, duke nënkuptuar vendet që ishin skeptike për hapjen e negociatave në tetor.

Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti në intervistë Komisionerin për Zgjerim se çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria që të gjejë “çelësin” për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për këtë çështje, Oliver Varhelyi u përgjigj:

“Më e rëndësishme për Shqipërinë tani është që të vazhdojë me procesin e reformave dhe të angazhohet plotësisht me shtetet anëtare për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me reformat. Pra jo thjeshtë që të hartohen ligjet, por edhe zbatimi i këtyre reformave dhe ligjeve”-tha z. Oliver Varhelyi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088479518890381
array(1) { ["section"]=> string(89) "intervista-e-oliver-varhelyi-ne-euronews-albania-transmetohet-ne-12-gjuhe-te-botes-192460" }