Intervista e parë për vakancat në Gjykatën e Lartë, Sadushi: Jam këtu për një motiv të fortë, kjo gjykatë nuk ka strategji

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 27-02-2020 Intervista e parë për vakancat në Gjykatën e Lartë, Sadushi: Jam këtu për një motiv të fortë, kjo gjykatë nuk ka strategji Sadushi

KLGJ për emërim në Gjykatën e Lartë ka përzgjedhur 3 kandidatë, për tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Tre kandidatët e kualifikuar për anëtar të Gjykatës së Lartë, janë Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda dhe aktualisht sapo ka filluar intervista e parë.

Sokol Sadushi i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ është i pari që është vendosur para KLGJ.

Gjatë intervistës Sadushi ka deklaruar se ka një përvojë mbi 33 vjeçare si jurist, avokat, prokuror dhe se motivi më i fortë për të qenë në këtë gjykatë është se asaj i duhet një strategji.“Sot këtu për një motiv të fortë, për të qenë pjesë e garës që Gjykata e Lartë. Eksperienca ime është vlerë që ia njoh vetes.

Gjykata e Lartë ka nevojë për legjitimitetin që i duhet, siç kushtetuta e ka përcaktuar. Kam objektivat e mia në lidhje me këtë gjykatë. Aktualisht kjo gjykatë nuk ka strategji dhe kjo pikërisht i duhet. Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim.

Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë.

E kërkoj këtë detyrë se dua të përballem, jam i motivuar dhe bashkë me kolegë të kthejmë Gjykatën e Lartë ashtu siç e do sistemi i drejtësisë”, ka thënë ai më tej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065960884094238
array(1) { ["section"]=> string(126) "intervista-e-pare-per-vakancat-ne-gjykaten-e-larte-sadushi-jam-ketu-per-nje-motiv-te-forte-kjo-gjykate-nuk-ka-strategji-196620" }