INTERVISTA/Reshat Arbana rrëfen takimin e fundit me Albert Verrinë në spital: E putha në ballë, s'e besoi që isha unë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:55 18-08-2015 INTERVISTA/Reshat Arbana rrëfen takimin e fundit me Albert Verrinë në spital: E putha në ballë, s'e besoi që isha unë Reshat Arbana

Reshat Arbana, aktori i madh shqiptar rrëfen për Neësbomb.al takimin e fundit me aktorin e ndjerë Albert Verrinë. Ata janë takuar në spital, në ditët e fundit të jetës për Verrinë, të cilit iu dha lamtumira e fundit sot.

“Unë  para 10 ditësh mora vesh që ishte i sëmurë në reanimacionin e ri të spitalit ‘’Nënë Tereza’’ dhe shkova atje. Ishte një vapë shumë e madhe. Hyra atje. I shqeu sytë dhe s’e besoi që po shihte Reshatin. E mora dhe e putha në ballë. Mua m’u duk mirë. Erdhi dhe një infermiere dhe tha ‘’Komandanti është mirë, do ta ngrejmë që të luajë kalçeto’’. Po m'i shpjegoi pastaj diagnozat e tij dhe gjithë atë rrugën e tij që e kishte kaluar nëpër spitale, reanimacione dhe operacione. U trondita shumë por nuk e mendova se do na linte dhe për 10 ditë nuk do e kishim më”, tregon për Arbana.

Cila ka qenë marrëdhënia juaj me Albert Verrinë? Një nga filmat që ka mbetur më shumë në kujtesën e shqiptarëve është ‘’Kapedani’’, ku Verria ka luajtur Xha Sulon dhe ju djalin e kovaçit. A mund të na rrëfeni ndonjë moment nga puna me të?

Për fatin e keq nuk kam patur me të një bashkëpunim të vazhdueshëm sepse ai ka qenë në teatrin e Vlorës dhe unë të Tiranës. Në filma nuk kemi patur bashkëpunim që të kemi luajtur shpesh bashkë, përveçse te ‘’Kapedani’’ që unë kisha atë djalin e kovaçit. Ishte viti ’71, i thonë 40 e ca vite më parë. Po unë Bertin e kam patur mik shumë të mirë, shok shumë të mirë, e kam vlerësuar gjithmonë si një njeri jashtëzakonisht të mirë, pa folur këtu për Bertin si aktor, vërtetë i madh.

Dua të them se kemi humbur vërtetë një artist të madh, i atij gjerdanit të artë i atyre figurave të shkëlqyera që s’janë më në mesin tonë. Iu këput edhe një yll tjetër. Mbase do thoni sikur po e teproni. Jo jo, ishte një gur i çmuar i vendosur në këtë gjerdanin e artë të këtyre aktorëve të çmuar jashtëzakonisht të mëdhenj. I një brezi që më, për fat të keq ka sosur, nuk ka më dhe duket sikur Berti ishte i fundit nga ai brez.

Berti ishte një aktor që i solli karaktere jashtëzakonisht të qëlluara, të skalitura, të spikatura. Ai ka mbetur dhe do të mbesë në memorien dhe ndërgjegjen e shqiptarëve. Karakteret e Bertit dhe rolet e tij janë vërtetë të spikatura, deri në detajet më të holla. Mjafton të kujtoj Xha Sulon te filmi ‘’Kapedani’’. Vërtetë një rol, që megjithse ishte një djalë i ri, na solli një plak të vjetër me mentalitete të vjetra dhe me mbeturinat për kohën. Ose ‘’Hiluku’’, te filmi i Muharrem Fejzos ‘’Operacioni Zjarri’’, një rol që vërtetë të them të drejtën kur e shihja më krijonte vërtetë kënaqësi estetike, I qëlluar, jashtëzakonisht bukur. Apo ‘’Kaporal Pelegrini’’ te filmi ‘’Në fillim të verës’’ apo të ‘’Nuri Beut’’ te kinokomedia ‘’Koncert në vitin ‘36’’. E  për të mos folur pastaj për dhjetëra e dhjetëra role që duhen vlerësuar.

Pa pikë frike them që duhen të shërbejnë si mbështetje, si pikënisje, pse jo edhe si shkollë për brezat e aktorëve që nxjerr  Instituti i Arteve. Sepse në fund të fundit edhe këta të rinjtë që dalin mbështeten  diku për ta çuar më tej. Nuk e di sa bëhet kjo në shkollë, por duhet bërë se kemi humbur aktorë jashtëzakonisht të mëdhenj. Vepra dhe rolet e tyre do të jetojnë gjithë jetën. Berti me shokë të tjerë që na kanë lënë, vërtetë nuk do të jenë fizikisht, por  do të jenë gjithë jetën në zemrën e popullit.

50 vjet të punës artistike të  Bertit janë një eksperiencë jashtëzakonisht e madhe. Berti u paraqit, i hyri kësaj rruge me dinjitet dhe e mbylli plot dinjitet, rezultat e arritje të shkëlqyera.

Cili ka qenë takimi juaj i fundit me Verrinë?

Mua më erdhi jashtëzakonisht keq. Unë  para 10 ditësh mora vesh që ishte i sëmurë në reanimacionin e ri të spitalit ‘’Nënë Tereza’’ dhe shkova atje. Ishte një vapë shumë e madhe. Hyra atje. I shqeu sytë dhe s’e besoi që po shihte Reshatin. E mora dhe e putha në ballë. Mua m’u duk mirë. Erdhi dhe një infermiere dhe tha ‘’Komandanti është mirë, do ta ngrejmë që të luajë kalçeto’’. Po ma shpjegoi pastaj diagnozat e tij dhe gjithë atë rrugën e tij që e kishte kaluar nëpër spitale, reanimacione dhe operacione. U trondita shumë por nuk e mendova se do na linte dhe për 10 ditë nuk do e kishim më.

Ky ishte takimi ynë i fundit dhe më vjen keq që nuk vajta dot atje në Vlorë se për fatin e keq edhe unë jam operuar dy herë në zemër dhe më kanë porositur që t’u shmangem emocioneve dhe pishman e kisha. I çova një telegram dhe shpresoj se familja e tij do më kuptojë drejt.

Unë ngushëlloj familjen. Të rrojnë ata dhe të kenë mundësi që ta kujtojnë tërë jetën këtë qytetar të ndershëm, familjar të mrekullueshëm edhe aktor jashtëzakonisht të madh.

 Cilat mendoni se ishin cilësitë aktoriale më të spikatura të Verrisë?

Për aktorin nuk është e lehtë që të luajë në disa role. Unë jam unë, por kur luaj dhe interpretoj bëhem ai. Edhe diçka nga vetja do ta harroj, do përpiqem t’I mëshoj atij, personazhit që interpretoj. Pra nuk jam më unë, po jam ai. Kjo është një punë jashtëzakonisht e madhe, një punë e mundimshme. Mbase njerëzve iu duket një punë ‘’limondë’’, jo është një punë e lodhshme, strapacuese, një punë me përgjegjësi të madhe se merr rolin dhe ke frikë deri në fund sat a nxjerrësh, si do dalë, a do të mund ta realizoj dhe ta çoj te spektatori atë figurë që ma jep skenaristi apo dramaturgu.

Berti ishte një karakter i çuditshëm. Ai na solli figura të tilla të papërsëritshme. Dhe kjo është aftësia e tij. Kjo është mjeshtëria e madhe. Ndaj dhe është i madh Berti. Asnjëherë nuk ran ë përsëritje nga roli në rol. E ndihmonte shumë në rolet negative edhe portreti i tij. Jashtëzakonisht shumë edhe mënyra e të menduarit dhe të konceptuarit, të komportimit në marrëdhëniet me partnerët. Jashtëzakonisht interesant. Një aktor që renditet pa pikën e frikës ndër aktorët e mëdhenj të kombit tonë.

albertverria2

Albert Verria

 

Si e keni njohur Verrinë në dimensionin njerëzor?Çfarë do të veçonit?

Po çfarë kërkohet sot nga njeriu?! Asgjë s’kërkohet. Të jetë i ndershëm, të jetë i sinqertë,  të jetë i pastër në marrëdhënie me miqtë e me shokët, të mbajë qëndrimin qytetar ndaj problemeve dhe fenomeneve të kohës. Të thotë mendimin e tij ashtu siç e mendon ai për gjithçka, të drejtpërdrejtë. Dhe Berti i kishte që të gjitha të tijat. Më pëlqentë mënyra si ai komunikonte me njerëzit, me shokët dhe me miqtë. Kishe se çfarë mësoje dhe merrje nga Berti dhe jam i lumtur që e kisha mik.

 

Çfarë duhet të ndryshojë në mënyrën si trajtohen artistët shqiptarë nga shteti?

Artisti sjell gjëra që e ushqejnë shpirtërisht popullin. Një popull jeton me figurat tona. Dalim rrugës dhe na thërrasin në emër të personazheve. Kanë dëshirë të pijnë një kafe. Dhe kjo nuk ndodh me mua vetëm ,por me të gjithë këta aktorë që kanë lënë shenjë dhe emër në artin dramatic. Ndonjëherë themi me vete, orë po çfarë kemi bërë xhanëm që aq shumë na do ky popull?! Na do populli, na mbështet populli,  na përkrah populli, na ndihmon. Po sikur  një të dhjetën e kësaj ndihme e kontributeve që na fal populli të na I jepte shteti! Për fatin e keq, aktorët  të themi të drejtën e shpirtit nuk janë parë me syrin e nënës, por pak a shumë me syrin e njerkës. Sepse aktori  ‘’është në opozitë’’ me çdo sistem, qeverisje. Se ai e sheh jetën dhe të ardhmen me gjërat e bukura dhe të mira dhe jo te dukuritë si korrupsioni, servilizmi, mashtrimi. Aktori është në luftë me këto gjëra dhe kështu ka ushqyer edhe popullin. Ndaj dhe populli e ka dashur dhe e do. Unë e falenderoj popullin tim në emër të gjithë këtyre aktorëve. Sepse popullin e kemi me vete. V.Gogo/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Universiteti me Borde Administrimi, 3-4 anëtarë emërohen nga Ministria
Princi i Maltës viziton Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.012649059295654
array(1) { ["section"]=> string(121) "intervista-reshat-arbana-rrefen-takimin-e-fundit-me-albert-verrine-ne-spital-e-putha-ne-balle-s-e-besoi-qe-isha-une-18655" }