INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Sulmet terroriste, rrëfen shqiptari të pathënat e deritanishme: Pse lashë politikën në Shqipëri për Londrën “e rrezikshme”

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 04-06-2017 INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Sulmet terroriste, rrëfen shqiptari të pathënat e deritanishme: Pse lashë politikën në Shqipëri për Londrën “e rrezikshme”

Ai është një i ri me ëndrra dhe plane për të ardhmen.

Një djalë me arsim të lartë në Shqipëri, por siç duket i zhgënyer. Në këto kushte pranoi të rrezikojë shumë duke braktisur vendlindjen e varfër dhe të jetojë në një vend që siguron punë e të ardhura. Por, sot ky vend është kthyer në një vend jo shumë të sigurt, tashmë jo vetëm për emigrantët.

Bush Tota, ka rrëfyer për newsbomb.al se si e ka përjetuar sulmet natën e mbrëmshme në Londër, kontaktimi i menjëhershmë me familjarët e shqetësuar. Tregon se ngjarje të tilla i frikësojnë të gjithë dhe se me shumë frikë hyn në stacionet e trenave, për të udhëtuar drejt destinacionit të punës. Kjo frikë thotë se e shoqëron çdo ditë, por lutet që asgjë e keqe të mos i ndodh atij apo miqve të tij deri kur të kthehet në vendlindje, pranë të dashurve që e presin me ankth…

INTERVISTA

Ku ishit mbrëmë kur ndodhi sulmi?

Isha me miq të mitë në një nga pubet këtu pranë zonës ku jetojmë, pasi po ndiqnim dhe finalen e madhe të Champions League.  

Kur lajmi u përhap edhe në Shqipëri, ju kontatoi menjëherë familja?

Sigurisht, familja na kontaktoi sepse është dhe ajo që shqetësohet më së shumti për shëndetin tonë. Por sigurisht nuk kanë munguar edhe kontaktet nga miq të mi që kam në Shqipëri.

Si është situata sot në Londër?

Këta janë njerëz të ftohtë në tërësi dhe mëngjesin e sotëm as që diskutojnë për atë që ka ndodhur mbrëmë. Sigurisht, sot vërehej vetëm një rritje e forcës policore në stacionet e trenit, ku duhet theksuar që aty dhe kalon pjesa më e madhe e popullsisë këtu.

Ju vetë keni frikë nga sulmet terroriste?

Sigurisht që frika është shumë e madhe dhe nga bisedat me miqtë e mi këtu, lutemi që mos na zejë taksirati në stacionet e trenit, pasi aty na duhet të kalojmë për çdo ditë për të ikur në punë. Dhe kur shikon që këtu po ndodhin sulme të njëpasnjëshme, vërtetë frika rritet dhe ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse të lutemi që të na ruaj Zoti.

Me çfarë merrni në Londër?

Une merrem si pjesa më e madhe e shqiptarëve me punë të ndershme dhe më saktesisht punojmë në sektorin e ndërtimit, ose siç e quajnë këta " bulding site" duke qenë se është dhe sektori më i paguar.

Si keni shkuar në Londër?

Do të gënjeja nëse do thoja që nuk kam ardhur si të gjithë shqiptarët…

Po sulmet e meparshme terroriste në Londër i keni përjetuar? A keni patur ndonjë mik apo të njohur të lënduar?

Sigurisht që nuk i kam përjetuar mirë, madje si qytetar me ndjenja të forta për jetën si dhurata më e bukur që Zoti na ka sjellë, jam ndjerë keq dhe me forcën më të madhe i kam dënuar. Fatmiresisht nuk kam patur asnjë të lënduar nga rrethi miqësisë, apo të atyre që njoh dhe kjo më gëzon shumë.

Çfarë arsimi keni?

Arsimin e lartë. Kam mbaruar për Shkenca Politike dhe kam bërë disa trajnime po për politiken. Fillimisht e kam nisur me Fresshin dhe Partinë Socialiste dhe pastaj kam preferuar të pozicionohem në qendër me një parti të re qe mban emrin Forca Rinia. Por siç e dimë të gjithë në Shqipëri mundesitë janë të kufizuara dhe ecin vetëm ata që ndoshta në piedestal kanë ngritur servilizmin. Une jam natyrë kritike dhe gjithmonë kam hasur veshtirësi.  

Pse vendosët të largoheni nga Shqipëria?

Vendosa te largohem për ti dhënë jetë kapitalit, se sado që të jesh i aftë dhe i zgjuar, kapitali zë goxha vend të rëndësishëm. Jam gjithmonë me idenë që nesër do kthehem dhe do kontribuoj për vendin tim. Nuk ka më bukur kur ke për të dhënë kontribut për vendin tënd dhe bashkëqytetarët e tu.  

Për ta përmbyllur me një mesazh për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër...

Në radhë të parë i përshëndes shumë dhe ju them që të kenë kujdes që mos të ekspozohen shumë në ambiente me rrezikshmëri për sulme të tilla, sigurisht aty ku mundet të shmangen. Te luten dhe ta duan jetën dhe mos të harrojnë kurre se pas kanë lënë familjën dhe miq që i duan shumë. Dhe me sa të kemi mundësi ti gjendemi njëri-tjetrit pranë për çdo rast nevoje. Jemi shqiptarë dhe kjo duhet të na bëjë krenarë.

INTERVISTOI S. F

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakra në Londër, një shqiptar ndodhej vetëm 10 metra larg ngjarjes (RRËFIMI)
Kjo sëmundje është përhapur në Sarandë, veterineri jep alarmin »
Article Logic
Execution time: 0.011888027191162
array(1) { ["section"]=> string(146) "interviste-ekskluzive-sulmet-terroriste-rrefen-shqiptari-te-pathenat-e-deritanishme-pse-lashe-politiken-ne-shqiperi-per-londren-e-rrezikshme-81182" }