Intervistoi të dyshuarën për grabitjen e Rinasit, por ky DETAJ te gazetarja 'thyen' rrjetin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:11 26-04-2019 Intervistoi të dyshuarën për grabitjen e Rinasit, por ky DETAJ te gazetarja 'thyen' rrjetin

Gazetarja e Klan Plus ka intervistuar sot Elona Bicin, gruan e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Ndonëse kjo intervistë kishte interes të madh për publikun, ndjekësit janë kapur me një detaj.

Ata e kanë zhvendosur vëmendjen te dy palë thonjtë e gazetares, e cila ka vendosur tipsa për t'i zgjatur.

Thonjtë e kuq dhe tepër të gjatë të gazetares kanë tërhequr vëmendjen e personave që kanë ndjekur intervistën.

Ndërkohë Bici, fotoja e të cilës gjendet tashmë në rrjet, tregon se jeton në Gjermani prej disa muajsh dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e parave.

Klan plus ka zbuluar se kjo Elona Bici nga Elbasani është e ditëlindjes 1988 dhe aktualisht jeton në Gjermani.

Në një intervistë me skype Elona e sqaron që ndodhet në Gjermani që prej nëntorit të 2018.

Ajo ka sqaruar se nuk ka fare lidhje me grabitjen e Rinasit dhe se nuk është një punonjëse policie sic është aluduar në media.

'Do të merren avokatët me këtë punë, është minimalja që mund të bej, është shpifje, përdorim identiteti dhe prishje imazhi', u shpreh Elona.

Kujtojmë se policia nuk kishte shpërndarë zyrtarisht as foton dhe as identitetin e Elona Bicit.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071251392364502
array(1) { ["section"]=> string(95) "intervistoi-te-dyshuaren-per-grabitjen-e-rinasit-por-ky-detaj-te-gazetarja-thyen-rrjetin-161922" }