INTRIGAT E SOTME TË POLITIKËS NDAJ SISTEMIT ZGJEDHOR

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:23 23-05-2020 INTRIGAT E SOTME TË POLITIKËS NDAJ SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga Brizida Gjikondi

Sot është Sot..

Nesër si dihet, pasnesër aq më pak..

Këta duhen shkallmuar në cdo hap të tyre, dhe unë nuk do lodhem së bëri !

Sot është data 23 Maj 2020, Shqipëria po përpëlitet e traunatizuar për faj të një grushti intrigantësh dhe të babëziturish pa Atdhe.

Sistemi Zgjedhor i shpikur dhe zbatuar nga Rama-Berisha në 2008 ka prodhuar një shtet të përbindshëm, pavarësisht se Berisha doli formalisht nga Loja, Manari i emëruar Basha, vazhdon të jetë zgjatues i tij.

Listat e Mbyllura i hartojnë vetëm dy njerëz dhe i vuajnë tre milionë shqiptarë. Deputetët nuk përfaqësojnë as anëtarësinë e partive e as votuesin, por vetëm dy shefa. Ministrat janë vetëm mercenarë.

Për sistemin zgjedhor shqiptarët janë të tepërt nuk i ka pyetur askush. Dy shefa mjaftojnë. Me listat e mbyllura në duart e dy shefave bien edhe pasuritë publike, ndërmarrjet shtetërore ekonomike dhe kulturore.

Qytetarët janë të qartë se me kete Sistem Zgjedhor nuk ka më subjekte politike por vetëm biznese mafioze, nuk ka më anëtarë partish por vetëm militantë, nuk ka më deputetë por vetëm anonimë të dyshimtë, nuk ka më ministra por vetëm rekrutë të shefit të partisë, nuk ka më nëpunës civilë por vetëm skllevër për çapën e bukës.

Sot është data 23 Maj, është vonë shumë vonë per Reformen Zgjedhore, sidomos Sistemin Zgjedhor, jemi mbrapa shumë mbrapa, jemi rëndë shumë rëndë.

Nga kjo klasë politike besëprerë, s’duhet të presim asgjë, vetëm duhet ta shëmbim, ta shpartallojmë dhe ta neverisim. Por kjo fillon me analizimin e çdo hapi progresiv të tyre drejt humnerës që kujtojnë se është e jona ndërkohë është e tyre sidomos.

Sot dolën përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare dhe propozuan që Reforma Zgjedhore të mblidhet të hënën medemek, në 25 Maj.

Kërkesa e tyre, është cinike dhe që në rrjeshtin e dytë lexohet që skanë ndërmënd të merren me Sistemin Kriminal Zgjedhor por vetëm me procesin.. (muhabet hajdutësh mosbesues, jo mi vodhe jo ti vodha votat), nejse si përfundim, këta të ngeshmit e Atdheut ofrojnë 25 Majin.

Pastaj hidhen dhe i përgjigjen ata “fetarët”, lakejtë e Ramës, skllevërit e nginjur me pushtet e potere, jo i thonë takohemi më vonë, në 26 Maj, se të hënën është pushim, pushim i sajuar kuptohet, Bajrami është të djelën. Dhe ndërkohë lexoja përgjigjen e tyre antikombëtare ndaj dhe antifetare… imagjinoja fytyrat e tyre te vetëkënaqura dhe të lyrosura, fytyrat e "ideologeve" te PS, qe ngerdheshen me shqiptaret nderkohe shkruajne tekstin e sebepit fetar per te shtyre Reformen Zgjedhore… jane të lyrosur nga pushteti i pa merituar dhe besëprerë ndaj interesave të shqiptarve.

ATA DUHET TE MBLIDHESHIN SOT, TANI, NUK DUHET ASGJE, VEC NJE FIJE VETEDIJE DHE MORAL.

POR ATA NUK E KANE NDAJ JEMI KETU KU JEMI.

POR EDHE NE NDAJ JEMI, QE TI SHPORRIM,

E ATA DOT NUK NA NDALIN

… pasi siç thoshte Migjeni… tek Ekstazë Pranverore..

një jetë e bukur, e një jetë e re

me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096428394317627
array(1) { ["section"]=> string(59) "intrigat-e-sotme-te-politikes-ndaj-sistemit-zgjedhor-207510" }