INUK në lagjen “Kushtrimi”, e moshuara ngujohet në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 17:52 16-02-2015 INUK në lagjen “Kushtrimi”, e moshuara ngujohet në shtëpi

IMKT (ish-INUK) ka nisur ditën e sotme aksionin për prishjen e 158 ndërtimeve në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, ku do të kalojë rruga e re Transballkanike.

Veprimi i qeverisë nuk është pritur aspak mirë tek banorët e kësaj lagjeje të cilët, ankohen se nuk janë shpronësuar nga shteti për banesat që do të prishën, duke i lënë ata në qiell të hapur.

Pavarësisht ankesave të shumta, IMKT është pritur me pak reagime sot nga banorët, që po mundohen të shpëtojnë ç’të munden përpara se fadromat të shembin shtëpitë e tyre.

E moshuara Ateme Hyseni me sa duket, është e vetmja që ka refuzuar veprimet e IMKT-së, duke u mbyllur në shtëpinë e saj dhe refuzon të largohet prej saj për shkak se nuk ka ku të strehohet. Me lot në sy e moshuara shprehet se nuk ka asnjë ndihmë nga të afërimit dhe kërkon nga shteti dhe shërbimi social t’i vijnë në ndihmë.

Policia e Vlorës siç duket nuk dëshiron që prishjet e sotme të shoqërohen me konflikte me banorët dhe për këtë aryse për momentin është tërhequr nga shtëpia e së moshuarës, për të vijuar prishjen në godinat e tjera.

Veprimët e IMKT-së kanë marrë sërish mbështetjen e kryeministrit Edi Rama njëkohësisht deputet i zonës, i cili e konsideron këtë lëvizje si sukses në ndërtimin e rrugës Transballkanike.

“Nis sot në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do të ndërtohet më në fund pas vitesh ‘zvarritje’ Transballkanikja e plotë”, ka shkruajtur Rama në Twitter.

Rama e ka ndjekur nga afër çështjen e lagjes “Kushtrimi” së bashku me ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermani, të cilët kanë premtuar se qeveria do t’i kompesojë banorët që preken nga kjo rrugë dhe se do të sigurojë strehimin e tyre për një periudhë dy vjeçare.

Qeveria u vu në lëvizje pas protestave të organizuara nga banorët e kësaj lagjeje dhe ndërhyrjes me forcë që ata bënë në selinë e Bashkisë së Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Policisë: Eksplozivi në Tiranë? Po hetojmë edhe personat që duan destabilitet
Atenati ndaj Tahirit/Dalin fotot e kamerave. Policit ia vunë tritolin dy persona me benz »
Article Logic
Execution time: 0.011412143707275
array(1) { ["section"]=> string(59) "inuk-ne-lagjen-kushtrimi-e-moshuara-ngujohet-ne-shtepi-3552" }