Investigimet franceze, avioni "Germanwings" nuk ka shpërthyer në ajër

Publikuar tek: bota, më 18:18 25-03-2015 Investigimet franceze, avioni

Romi Jouty, drejtori i agjencisë investigative të aviacionit në Francë deklaron që ka pasur zhurma dhe zëra në kabinën e avionit "Germanwings", por është ende herët që të jepen konkluzione se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e tij.

Sipas investiguesve, ka shumë mundësi që avioni të jetë përplasur në Alpet franceze pas 8 minutash zbritjeje me shpejtësi. Mundësia e përplasjes së avionit është e madhe pasi pjesët e tij janë shpërndarë në një distancë shumë të gjerë dhe janë copëtuar. Nisur nga këto të dhëna është përjashtuar mundësia e një shpërthimi të avionit.

Avioni ka qenë në kontaktin rutinë me kontrollin e trafikut ajror të cilit i ka konfirmuar që po ndjek instruksionet e udhëtimit, por vetëm 1 minutë më vonë ai ka nisur zbritjen e paautorizuar. Jouty raporton që është gjetur kutia e dytë e zezë, por nuk është ende koha për të folur për të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022021055221558
array(1) { ["section"]=> string(71) "investigimet-franceze-avioni-germanwings-nuk-ka-shperthyer-ne-ajer-6946" }