Gazeta angleze 'The Telegraph' i ka kushtuar një artikull shqiptarëve, të cilët kanë mbërritur në Britani si klandestinë.
Në shkrim thuhet mes të tjerash se i gjithë aktiviteti kriminal i shqiptarëve në Angli realizohet përmes një faqeje “Facebook-u” dhe që administrohet nga një shqiptar i dënuar më parë për vjedhje bankash.
Sipas gazetës Facebook nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë veprim kundër faqes, të quajtur 'Shqiptarët në Londër', e cila ka 123,000 ndjekës, dhe ku skemat kriminale janë postuar publikisht.
'The Telegraph' thekson se faqja menaxhohet nga Fari Lleshi, i dënuar për vjedhje i banke, i cili hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi u burgos për tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, u pa në You Tube duke promovuar muzikën e tij Rap dhe që mbante me vete armë së bashku me grupin e tij.